Vendi jashtë kontrollit! Kërcet arma edhe në Elbasan, vritet 41-vjeçari dhe plagoset bashkëshortja e tij

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, konkretisht në lagjen Skënderbej.

Bëhet e ditur se, një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” ku ka pasur një përplasje, por ende nuk dihen rrethanat.

Viktima është 41-vjeçari Everest Çaka, banor i lagjes “5 Maji” ne Elbasan. Ai është ekzekutuar në zonën e Fushë-Mbretit. Mësohet se viktima shoqërohej nga bashkëshortja e tij, e cila ka mbtur e plagosur në dorë. Sipas burimeve, ajo është gjetur në gjendje shoku dhe duke qarë në vendngjarje.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.