Shembet miniera në Martanesh, minatorët bllokohen në galeri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Martaneshit, ku është shembur galeria e një miniere.

Ende nuk bëhet i ditur numri i minatorëve që janë bllokuar brenda galerisë së shembur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar disa auto-ambulanca që janë nisur nga Bulqiza.

Dyshimet janë se fillimisht ka pasur rrjedhje gazi dhe më pas shembje të galerisë.