Ballina Aktualitet Tabaku: Mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të...

Tabaku: Mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën

Nga Jorida TABAKU

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

http://ndiqparate.al/…/the-election-period-and-the…/

Exit mobile version