Ballina Aktualitet Ndjekje me helikopter, kapet në Brindisi gomonia me 4 milionë euro drogë...

Ndjekje me helikopter, kapet në Brindisi gomonia me 4 milionë euro drogë nga Shqipëria

Një operacion i FRONTEX dhe GDF italiane në jug të Brindisit ka bërë të mundur ndalimin e një gomoneje që lëvizte me 400 kg kanabis në bord.

Në prangat e policisë ka rënë një i ri nga Vlora i identifikuar si E.I. Sipas policisë italiane, droga kishte si destinacion tregun italian. 30-vjeçari i prangosur, është edhe drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis.

FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit u ndoq nga një helikopter i Guardia di Finanza.

Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Exit mobile version