Ballina Aktualitet KAS hedh shortin, këta janë relatorët që do të vendosin për përsëritjen...

KAS hedh shortin, këta janë relatorët që do të vendosin për përsëritjen ose jo të zgjedhjeve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur sot shortin për caktimin e relatorëve për ankimimet e mbërritura në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ankimime në KQZ janë dërguar nga koalicioni PD-AN dhe LSI për zgjedhjet parlamentare, ku kërkohet rinumërim votash dhe ripërsëritje e zgjedhjeve në disa qarqe, me argumentin se janë blerë votat.

Njoftimi i KAS

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Rezultatet e shortit përcaktuan:

– Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.
– Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.
– Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.
– Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.
– Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.

Ditën e Martë, dt. 11.05.2021 në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ, KA nr. 47, nr. 48, nr. 49 dhe nr. 50.

Exit mobile version