Eurodeputeti: A i ka përmbushur Shqipëria 15 kushtet për t’u bashkuar me BE? Jo!

David LEGA

Kur të mblidhet të hënën (në 10 maj ) Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së duhet të shqyrtojë seriozisht përmbushjen e pesëmbëdhjetë kushteve të vendosura për Shqipërinë, përpara se të vazhdojë me procesin anëtarësimit nëBE.

Minimizimi, ose edhe neglizhimi i këtyre kushteve do të rrezikonte besueshmërinë e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike, dhe prosperitetin e shqiptarëve.

Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, është e diskutueshme nëse vendi i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Më habit që Komisioni pretendon se Shqipëria tashmë i ka përmbushur ato-zbukurimi i  fakteve inkonveniente nuk do ta ndihmojë as Shqipërinë, as BE-në.

Zgjerimi është një nga instrumentet më të efektshëm të politikës së jashtme të BE-së. Në të vërtetë, ajo kontribuon në zgjerimin e arritjes së vlerave themelore të Bashkimit: demokracia, liria,shteti ligjor, paqja dhe të drejtat e njeriut.

Anëtarësimi në BE nuk është – dhe nuk duhet të jetë – një proces i shpejtë ose i lehtë. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një nga kërkesat që synojnë të garantojnë demokratizimin, modernizimin, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe rritjen në secilin shtet që aspiron përtu bërë pjesë e BE-së. A duhet që anëtarët e rinj të bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së që mund të minojnë besueshmërinë e BE-së në tërësi?

Përkundër këtij sfondi, unë jam i shqetësuar për retorikën që rrethon procesin e pranimit të Shqipërisë në vazhdim.

Pesëmbëdhjetë kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përqendrohen në reformat themelore, duke identifikuar mangësitë e vendit, të cilat BE nuk mund t’i pranojë. Midis kushteve të tjera, Shqipëria duhet të intensifikojë luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të trajtojë kërkesat e pabazuara për azil dhe të dërgojë zyrtarë dhe politikanë të akuzuar për blerjen e votave para drejtësisë.

Ligji i medias “të ngjeth”

Sipas mendimit tim, Komisioni i ka marrë shumë lehtë këto kushte, përshembull:

Ligji për Mediat: BE i kërkoi qeverisë shqiptare të tërheqë të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe ta ndryshojë atë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Në janar 2020, qeveria shqiptare u angazhua të presë dhe t’u përmbahet rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Pas 6 muajve, Komisioni i Venecias lëshoi ​​një opinion, duke kritikuar rëndë efektin kufizues të paketës mediatike. Por qeveria ende nuk e ka tërhequr zyrtarisht ligjin, prandaj as kushtet e Këshillit dhe as kriteret e Kopenhagenit për lirinë e shprehjes nuk janë përmbushur.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar i politikanëve: BE kërkoi që Shqipëria të intensifikojë luftën e saj kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Më konkretisht, Unioni kërkoi nisjen dhe përfundimin e hetimeve penalendaj zyrtarë të lartë dhe politikanëve. Në raportin e tij të fundit për Shqipërinë, Komisioni shprehet se: “në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese … dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara”, dhe se ” hetimet deri tani nuk kanë përfunduarme një numër të konsiderueshëm të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kjo nxit një kulturë të mosndëshkimit brenda niveleve më të larta të Shtetit”.

Pavarësisht nga këto gjetje, Komisioni pretendon se Shqipëria ka arritur rezultate të kënaqshme në fushën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve.

Sa i përket krimit të organizuar, SOCTA (Agjensia europiane e vlerësimit të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar) kohët e fundit publikoi raportin e tyre vjetor, duke thënë se Shqipëria “mbetet një burim kryesor i trafikimit tëkanabisit në BE”.

Sipas SOCTA, krimi i organizuar kurrë nuk ka paraqitur një kërcënim më të madh për BE-në sesa sot. Pavarësisht kësaj, Komisioni pretendon se Shqipëria ka arritur rezultate të kënaqshme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Gjykatat: BE kërkoi që Gjykata Kushtetuesë dhe Gjykata e Lartë të ishin funksionale. Sot, Gjykata Kushtetuese ka ende mungesë të disa gjyqtarëve dhe Gjykata e Lartë nuk ka kuorumin e duhur për të zgjedhur anëtarët e munguar të GJK. Për më tepër, Gjykatës së Lartë i mungon kuorumi për unifikimin e praktikës gjyqësore. Sidoqoftë, Komisioni pretendon se reforma në drejtësi ka pasur rezultate të kënaqshme.

Solidaritet socialist?

Unë nuk jam fare në një mendje me  vlerësimin e Komisionit se Shqipëriai plotëson këto kushte. Fatkeqësisht, kjo nuk vlen për kolegët e mi socialistë në Parlamentin Evropian. Për të mirën e tyre, unë sigurisht shpresoj se nuk është  arsyeja se socialistët qeverisin në Shqipëri, që i bën ata më tolerantë se unë. Shpresoj që  zgjedhjet e 25 prillit e  në vazhdim të mos ketë efekte negative në gjykimin e tyre politik.

Këshillit Europian tani duhet të bëjë një vlerësim të besueshëm të situatës në Shqipëri. Minimalizimi, ose edhe neglizhimi i kushteve të pranimit do të rrezikonte besueshmërinë e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike të shqiptarëve.Udhëheqësit e BE-së u detyrohen qytetarëve të BE – dhe miqve tanë shqiptarë – të veprojnë siç duhet.