Zhupa publikon mesazhin: Mësuesit nuk kanë marrë pagën mujore, paratë u harxhuan për blerjen e votave

Në Sarandë mësuesit nuk kanë marrë ende pagesën mujore pasi paratë u harxhuan në fhashatë për vlerjen e votave. Skandalin e ka publikuar deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa, e cila ka postuar një denoncim që i ka mbërritur në rrjetin e saj social nga një mësuese në qytetin e Sarandës.

Në mesazhin që i ka ardhur Zhupës, shkruhej se mësuesit nuk kishin marrë ende rrogën si pasojë e mungesës së fondeve.

Ndërsa sipas Zhupës, paratë e buxhetit të shtetit janë harxhuar në fushatë elektorale dhe tashmë nuk ka më fond për të paguar mësuesit.

Ajo shton se për të gjetur para për koncesione e kanë të lehtë, ndërsa për mësuesit shteti nuk kujdeset aspak.

“Paratë e buxhetit harxhoheshin në fushatë elektorale dhe sot njoftojnë mësuesit e Sarandës që nuk ka fonde për ti paguar. Duan të vjedhin edhe mundin e mësuesve ndërsa me paratë e tyre vodhën zgjedhjet.

Ky është mesazhi në ëhatsapp që ju ka mbërritur drejtuesve nga Zyra Arsimore Sarandë: “ Pershendetje! Uroj të jeni mire.Ju lutem njoftoni mësuesit tuaj ,që këtë muaj nuk janë hedhur orët suplementare për mungesë fondesh .faleminderit.”

Paratë për të paguar oligarkët për koncensione fantazëm gjenden dhe nuk vonojnë asnjë sekondë. Paratë për të paguar punën e mësuesve që mbajnë familjen me rrogat e tyre dhe që sakrifikojnë në një shtet që nuk kujdeset për ta nuk gjenden!

I bëj thirrje të bëjnë pagesat e orëve suplementare siç ju takon mësuesve!”, shkruan Ina Zhupa.

11