Juventus shfrytëzon “cunamin” në Madrid për Zidan

Juventus e kërkon me ngulm Zinedine Zidanen. Sipas ‘Tuttosport’, Juventusi e ka seriozisht këtë verë për trajnerin e Real Madridit.

Në Madrid, Zidane asnjëherë nuk ka garantuar qëndrimin edhe për sezonin tjetër, ndërsa kulmi ishte eliminimi nga Champions League, ku tashmë është prishur qetësia te Los Blancos dhe Zizu po e mendon largimin.

Edhe Eden Hazard është vërshuar me kritika nga të katërta anët pas veprimit që bëri dhe situata nuk është e qetë në Madrid.

Juve nuk është e kënaqur me punën e Andrea Pirlos dhe duan ta shfrytëzojnë këtë situatë në Madrid për ta ribashkuar francezin me Cristiano Ronaldon.