SPAK pushon hetimet për eskobarin shqiptar të drogës

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për Met Kananin, i cilësuar ndryshe dhe si eskobari shqiptar i drogës.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se, hetimet janë pushuar për shkak se Kanani është dënuar për të njëjtën vepër penale edhe në shtetin turk. Përmes një letërpororie që ka mbërritur dy javë më parë thuhet se Kanani është dënuar me 30 vite burg nga drejtësia turke.

Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det.

Hetimet për këtë grup nisën nga ish prokuroria për krime të Rënda në tetor të vitit 2018, ku në pranga përfunduan edhe 18 perosna. Ndërkohë burime nga Spak bëjënë me dije si vijojnë hetimi pasurore për  Met Kanin, i cili aktualisht është në burg në Turqi.

Grupi që drejtohej nga Met Kanani trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.

Policia kishte dyshime të forta se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.