Përsëritje e zgjedhjeve në 9 qarqe

Partia Demokratike do të kërkojë përsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të vendit. Arsyeja është pasi nga selia blu pretendojnë se rezultati i zgjedhjeve është manipuluar.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun Korçë, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë, ka thënë se PD është duke përgatitur një dosje, përmes së cilës do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

Arian Çani: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?

Ervin Salianji: Po!

Arian Çani: A është e mundur kjo gjë?

Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

Arian Çani: Kush e vendos këtë?

Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

Arian Çani: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?

Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëritne për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.

Ndërsa analisti Arjan Curi thotë se nuk mendon që kërkesa e Partisë Demokratike të miratohet nga organet zgjedhore.

Arjan Curi: Jo s’ka asnjë shans. Nuk ka shans të kthehet, kot që i mbajnë njerëzit me shpresa, i lodhin. Më mirë fatalist dhe realist.