Gjykata amniston vjedhjen e Xhaçkës që i dha tenderin e ushqimeve kompanisë së kompjuterave

Gjykata e Posaçme shpall moskopetencën për çështjen e tenderit të ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes në fillim të pandemisë së Covid-19.

SPAK mori të pandehur 3 zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

Hetimet nga SPAK nisën pas kallzimit nga PD, se ky tender ishte kryer pa transparencë dhe fituese ishte shpallur një kompani kompjuterash nga Maqedonia. Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u akuzuan nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Ndërsa Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, akuzohet për shpërdorim detyre, për shkak të mosveprimit të tij tij, që ka rezultuar në përllogaritjen e fondit limit në një vlerë më të madhe.

Ndërkohë mësohet se gjatë hetimeve në pyetje është marrë dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila në kohën e kryerjes së tenderit drejtonte këtë ministri, por nuk janë gjetur prova kundër saj.