Balluku shpërndan ushqime për vota në Kombinat, PS kërkon “tradhtarët” që kanë shpërndarë fotot

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim me foto, ku tregohet se si njerëzit e Belinda Ballukut shpërndanin ushqime në këmbim të votave në Kombinat, në ditën e heshtjes zgjedhore.

“Ushqime për vota në Kombinat, shpërndarë ditën e heshtjes elektorale nga stafet e Ndrikull Grykësisë!”, shkruante Berisha.

Më vonë, ish-Kryeministri denoncon se ka nisur kërkimi për “tradhtarët” brenda PS, që kanë shpërndarë fotot.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Në kërkim të tradhtarëve!

Sot strukturat e PS në Kombinat kanë marrë mesazhin që vijon në grupin e tyre në WhatsApp: Sa tradhtarë kemi brenda partisë që i shpërndajnë këto foto të Sali Berisha.

Përshëndetje dr. Ky sms është shkruar sot ne grupin e Whatsapp-it të strukturave në Kombinat për fotot e publikuara nga ju në FB për blerjen e votave me ushqime, të cilat janë të vërteta dhe jo mashtrime. Të përshëndes.

2 9

3 2

4 2