Ballina Kryesore Denoncoi blerjen e votave me furgonët e policisë, lihet në burg dëshmitari...

Denoncoi blerjen e votave me furgonët e policisë, lihet në burg dëshmitari i arrestuar me urdhër të Ramës

Janë lënë në burg 4 kushërinjtë Paplekaj të përfshirë në shitblerje votash në qarkun e Lezhës. Gjykata e Lezhës ka caktuar 60 ditë burg për katër të arrestuarit që akuzohen se dhunuan dhe kanosën me jetë shtetasin Ylli Kacoli, pasi filmoi nje person qe deklaronte se kishte shitur për 200 mijë lekë katër vota në favor të PS.

Për dhunimin dhe kanosjen e 38-vjeçarit Ylli Kacoli, Policia ka vënë në pranga shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj.

Si ndodhi ngjarja

Gëzim Paplekaj nga Lezha u shfaq më zë dhe figurë, ku deklaronte se i ishin dhënë 20 mijë lekë të reja për 4 vota në favor të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, ai deklaronte se janë shpërndarë para për Partinë Socialiste nga makinat e Policisë, ndërsa videoja, e cila u publikua në media u bë virale në rrjetet sociale.

Pas publikimit të kësaj videoje Gëzim Paplekaj, bashkë me tre të afërm të tij, më datë 29.04.2021 ora 12:00, në Torovicë të Lezhës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar, kanosur për jetën për të bërë deklarim të rremë, si dhe i kanë dëmtuar automjetin me targa “AA 218 JM”, shtetasit Ylli Kacoli, 38 vjeç banues në Kamzë, Tiranë, me arsim 8 klasë, për shkak të shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje.

Sipas të dhënave, 4 agresoret i kanë kërkuar 38- vjeçarit që të përgënjeshtronte, dëshminë e dhënë nga Gëzim Paplekaj, me pretendimin se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë ka thënë, ku deklaronte se i janë dhënë 20 mijë lekë të reja për të votuar Partinë Socialiste.

Por, kjo nuk është pranuar nga personi që ka publikuar videon dhe në këtë kushte 4 pjesëtarët e fisit Paplekaj e kanë kanosur me jetë, dhunuar e dëmtuar automjetin shtetasit Ylli Kacoli.

Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë në Polici 45-vjeçari Gëzim Paplekaj, mësohet të ketë mohuar se ka marrë para për vota dhe se deklarimet i ka bërë nën efektin e alkoolit, duke mos qenë i vetëdijshëm.

Por referuar dëshmisë së tij me zë dhe figurë për shitblerja votash, video e cila u bë virale, është regjistruar procedim penal dhe çështja i ka kaluar për hetim SPAK-ut.

Exit mobile version