Ballina Aktualitet “Der Standard”: Rama-Vuçiç, ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

“Der Standard”: Rama-Vuçiç, ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

Në një artikull kushtuar dokumentit jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, gazeta austriake ‘Der Standard’ citon kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ka deklaruar ta ketë parë ‘non-paper-in’ dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.

Der Standard” shkruan më tej se, vetë Rama, së bashku me Vuçiç, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.

Gazeta thekson më tej se në bazë të non-paper parashikohet njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe ndryshim i kufijve, në të kundërt Vuçiç nuk do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërkohë, Rama ka reaguar ndaj artikullit të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve false.

Exit mobile version