Ballina Politikë PD Fushë-Krujë: Të bashkuar me kryetarin Lulzim Basha, asgjë nuk do të...

PD Fushë-Krujë: Të bashkuar me kryetarin Lulzim Basha, asgjë nuk do të na ndalë!

Dega e PD Fushë-Krujë mbështet kryetarin Basha. Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, kreu i kësaj dege, Agron Loka shprehet se, jo vetëm nuk do të dorëzohen nga terrori, por përkundrazi do të jenë të gjithë të bashkuar në krah të kryetarit Basha dhe se asgjë nuk e do ndalë që Shqipëria të fitojë.

“Të nderuar qytetar të Fushë-Krujës, Niklës, Bubqit dhe gjithë Bashkisë Krujë, më lejoni t’iu shpreh falenderimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për të gjithë ju që me fisnikërinë dhe besnikërinë tuaj edhe pse nën presjonin e terrorin e pushtetit të korruptuar dhe po ashtu të krimit të organizuar, na mbështetët dhe besuat në ndryshimin e madh.

Me përultësi dhe mirënjohje pa fund për të gjithë ju mbështetës, ne nuk dorëzohemi, por përkundrazi të gjithë të bashkuar me kryetarin Lulzim Basha, asgjë nuk do të ndalë që Shqipëria të fitojë”, shkruan kreu i PD të Fushë-Krujës.

Exit mobile version