Ballina Kryesore Ivi Kaso: Provat që kemi ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve! Do t’i bëjmë...

Ivi Kaso: Provat që kemi ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve! Do t’i bëjmë publike

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, u shpreh se dosja që po përgatitet, po pasurohet me prova të shumta, të cilat do të faktojnë pretendimet e demokratëve, se në zgjedhjet e 25 prillit, PS, ka kryer shkelje, që kanë çuar në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje sipas Kasos do i ndihmojë demokratët të identifikojnë më lehtë manipulimet dhe tjetërsimin e votave.

Zyrtari i PD, shprehet se në varësi të shkeljeve të bëra, selia blu do të kërkojë ndryshim të mandateve apo pavlefshmëri të atyre zonave ku do të vërtetohen manipulimet.

Kaso thekson se në përfundim të dokumentimit të fakteve, ato do të bëhen të ditura për publikun si dhe partnerët ndërkombëtarë./ BW/

Exit mobile version