Video/ “Kemi 3 në Sharrë, i takova vetë shefe”, këshilltarja e Ballukut është marrë direkt me blerjen e votave

Partia Demokratike, nëpërmjet një video ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet provave dhe dëshmive se dyshja Rama-Doshi kanë blerë votat, në një skemë të mirëorganizuar, ku tashmë është provuar që edhe këshilltarja e Ballukut, Laureta Omeri, është marrë direkt me blerjen e votave nëpërmjet legalizimit të banesave.

Në video dëgjohet këshilltarja e Ballukut, Laureta Omeri që thotë se, ka takuar 3 persona në Sharrë dhe i ka paguar që të votojnë për Partinë Socialiste dhe për Ballukun.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”,thueht në deklaratën e Partisë Demokratike.