Paloka: Ne nuk do të dorëzohemi përpara një të keqeje si Edvin Rama!

Nga Edi PALOKA

Sot kur i gjithe procesi eshte mbyllur, dua te pershendes e falenderoj gjithe demokratet e qarkut Durres, jo vetem per punen dhe perkushtimin e ketyre diteve te fushates, po per gjithe sakrificat qe kane bere ne tete vite te nje opozite me se te veshtire!

Falenderoj gjithashtu banoret e Durresit, Krujes, Fushe Krujes e Shijakut, te djathte e te majte, qe jo vetem ju bashkuan betejes sone per ndryshim, por i dhane nje fryme e besim te madh, PD dhe ne si perfaqsues te saj! Mirenjohje e respekt per te gjithe!

Sa here me kane pyetur gazetaret apo dhe nderkombetaret (vezhgues te OSBE-ODIHR dhe ambasadore), une e kam konsideruar fushaten si nje perplasje mes drites dhe erresires.

Ne beme nje fushate te shkelqyer; te lodheshme por serioze, qytetare e te ndershme! Dolem e takuam njerzit, i degjuam, degjuam problemet dhe sugjerimet e tyre. Shpalosem programin tone dhe morrem angazhime konkrete per zgjidhjen e problemeve. Dhame shpresen per ndryshim e morem besim!

Ne krahun tjeter ishte erresira, jo vetem ne kuptimin figurativ, po dhe ate real. Kundershtaret nuk kishin asnje program per te paraqitur dhe as nuk degjonin se cfare kishin per t’ju thene banoret. Kur per efekte propagandistike ishin te detyruar te zhvillonin takime gjate dites, shoqeroheshin me forca policore sepse disa here banoret ose i shanin gjate takimeve ose i perzinin fare nga zonat e tyre! Por gjate nates, ne erresire, fillonte “fushata” e vertete e tyre… Per tete vite vetem grabiten dhe nuk bene asnje pune. Gjate “fushates” e kthyen per pak dite ate qe bene ne 8 vite. Edhe pse e ndaluar me ligj per tu bere gjate fushates, sulen naten te mbushnin gropa rrugesh, te hapnin kanale, te rregullonin drita e uje… sigurisht sa per sy e faqe. Pune qe nuk i kishin bere ne 8 vite donin ti benin ne 8 dite dhe ne menyre te kundraligjshme.

Punesuan, po ashtu ne menyre te kundraligjeshme, gjate fushates ne administrate, mijera vete per 2-3 muaj me ose pa kontrata fare.

Perdoren parate e termetit per blerje votash !Ne keshillat bashkiake te Durresit, Krujes e Shijakut u morren vendime gjate fushates dhe ditet e fundit te saj per shperndarjen e parave edhe tek familje qe nuk kishin fare demtime si dhe u ndryshuan brenda nje dite vendimet e specialisteve per demtimet ne banesa, duke i kthyer nga DS 1 apo DS2, ne DS3 e DS4 (pra duke shtuar demshperblimet deri ne 5 milion leke).

U shperndane, po ne menyre te paligjshme, qindra e qindra certifikata legalizimesh. Arriti puna qe deputetet e “rilindjes” shkonin vete ne kadaster e nga zyrat e kadastres ju jepnin letrat qytetareve.

Ne menyren me ç’njerezore, u perdor dhe pandemia apo vaksinimi. Kandidate te “rilindjes” (njera prej tyre dhe mjeke), pa skrupuj fare, telefononin te moshuarit dhe duke ju permendur se kush ishin, i njoftonin se “ishin perzgjedhur” (ky ishte termi i perdorur) per te bere vaksinen … Kuptohet qe “fatkumet” e perzgjedhur, pas kesaj duhej ti ishin mirenjohes “rilindjes” e te votonin ne shkembim te jetes!

E gjithe administrata, me ose pa deshire, u kthye ne detashment elektoral per PS dhe shumica e drejtuesve te tyre ishin dhe personat qe realizuan shitblerjen e votes me para ne dore.

Qytetaret denonconin tek PD individet qe naten, pas ores policore, dilnin e shperndanin parate ne kembim te votave apo ne kembim te kartave ID. E kur grupet e mbrojtjes se votes se ngritur nga PD, shkonin te faktonin dhe ndalonin bleresit e votes, per ti denoncuar me pas ne polici, çfare ndodhte? Policia ne vend te krimineleve te votes, ndalonte e shoqeronte demokratet…!

Ne bashkine e Durresit nderkohe, u perserit nje fenomen i vjeter; dhjetra militante socialiste e punonjes te OSSHE-se nga zona te tjera, jo banore te Durresit, jane regjistruar per te votuar ne Durres. Ata jane marre nga zona ku nuk i prishin pune PS, pra nuk ndikojne ne mandatet e PS, per tu sjelle ne Durres ku dihej qe beteja do ishte e forte dhe ndryshimi qe pritej ishte i rendesishem per maxhorancen e ardheshme.

Keto dhe shume fakte te tjera, me emra dhe prova, une i kam denoncuar ne SPAK dhe tek vezhguesit nderkombetare. Jo sot, pas zgjedhjeve, po qe ne momentet qe i faktuam.

E megjithese i evidentuam dhe denoncuam te gjitha keto manipulime, ne realisht besonim tek fitorja. Besuam , sepse urrejtja ndaj Rames dhe kopjeve te tij ne Durres ishte e dukshme. Besuam sepse mbeshtetja e njerezve dhe fryma e fitores u ngrit si dallge nga dita ne dite e menduam se do i permbytete te gjitha manipulimet e “rilindasve”. Po per fat te keq nuk rezultoi ashtu!

PD u rrit ndjeshem ne vota dhe mandate. Fituam apo ngushtuam bindshem rezultatin ne bastionet e majta. Me qindra socialiste u bashkuan me kauzen e ndryshimit. Qytetaret ne rruge e kudo, shfaqnin hapur qendrimin e tyre pro ndryshimit…

Por ne fund, kunder gjithe kesaj fryme e shprese, fitoi erresira!

Une dhe nje here i falenderoj dhe ju shpreh mirenjohje gjithe atyre qe kontribuan dhe sakrifikuan per te sjelle ndryshimin qe te gjithe deshirojme.

Ndjese, qe duke qene ne krye te kesaj beteje nuk e realizova fitoren qe prisnim! Po jam i bindur qe deshperimit te ketyre diteve shpejt do t’ja zere vendin zemerimi i ligjshem. Ne nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do te dorezohemi perpara nje te keqeje si Edvin Rama sepse ky do ishte fundi per gjithe shqiptaret. Ne nuk mund te pranojme dhe lejojme qe nje pakice e pakices, te na sundoje e poshteroje ne kete menyre. E keqja nuk duhet te triumfoje dhe kjo varet vetem nga menyra se si ne reagojme perballe saj! Ne nuk mund te hyjme tek ata popuj qe shesin lirine dhe dinjitetin per nje thes miell!

Ndryshimi nuk mund te ndalet. Shqiperia do fitoje!