“Nuk fitova sepse punova pastër”, kryetari i PS në Tiranë pranon blerjen e votave nga Partia Socialiste

Kryetari i Partisë Socialistë të Tiranës, Ervin Bushati pas humbjes në qarkun e Tiranës, pranon blerjen e votave nga PS në zgjedhjet e 25 prillit. Bushati në një postim në Facebook shkruan se, ka punuar pastër për të arritur objektivin e Partisë Socialiste. Madje ai lëshon edhe një mesazh indirekt, kur thotë se, ka punuar pastër.

Bushati shkruan se punoi pastër në këto zgjedhje. A është kjo një ironi se kush punon në mënyrë të pistë, fiton mandatin? Nuk dihet se çfarë nënkupton Bushati, por rrjetet sociale kaq kanë dashur dhe kanë nisur ironinë.

Postimi i Bushatit në Facebook

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejt dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është !

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

5 25

4 50

3 107

2 173

1 227