Votat e pavlefshme po kalojnë për PS, ndërpritet numërimi në Durrës

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave për kandidatët në KZAZ-në 23, në Durrës.

Sipas burimeve për mediat, shkak për ndërprerjen e numërimit është bërë fakti që nga hapja e zarfeve kanë dalë vota të parregullta, të cilat demokratët pretendojnë se janë regjistruar në favor të PS.

Numëruesit e PS dhe përfaqësues të KZAZ nuk pranojnë të bëjnë kontestim të këtyre votave, ndërsa kandidati i PD, Ferdinand Xhaferri, kërkon transparencë të procesit, pasi sipas këtij të fundit, në të kundërt humbasin gjurmët e votave të pavlefshme.

Sipas Xhaferrit, votat e pavlefshme kanë kaluar në favor të PS. Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 6 kuti, nga 79 që ka kjo qendër./ BW/