Ngjarja në Elbasan, Prokuroria: Në makinën e Klement Xhaferrit dhe Mehmet Grecës u gjetën para dhe karta ID

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill.

Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit kanë mbërritur 11 të arrestuarit për ngjarjen e 21 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan.

Ndërkohë Prokuroria ka bërë më dije se në makinën e Klemend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pjesëmarrjen në vrasjen e 56 vjeçarit, është gjetur një listë me emra dhe disa karta ID.

Sakaq, Prokuroria bën me dije se në makinën e Mehmet Grecës, i cili ndodhej brenda makinës që u ndalua nga shtabi elektoral i Partisë Demokratike, janë gjetur një sasi e madhe parash.

Sot do jepet masa e sigurisë për Arbër Paplekaj i akuzuar për 3 vepra penale, Arjan Hoxha, Pablo Vuksani, Emiljano Prenga, Juljan Mataj, Erald Kuga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Noredin Kazma dhe Eldion Bego si dhe është shapllur në kërkim Klemend Xhaferi.

Raportohet se Emiljano Prenga ndodhet i shtruar ne spitalin ushtarak dhe nuk është i pranishëm në seancë. Të gjithë të arrestuarit akuzohen si bashkëpunëtorë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.  Propuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të gjithë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e  Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Greca, i cili dyshohej nga PD se po shpërndate lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”.

Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grecës, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.