Maskarada e numëruesve të PS, Bojken Abazi: Si po manipulojnë votat

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”

LVV në Shqipëri përveç Abazit kandidon me dy emra të tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë.