32 mijë vota të pavlefshme deri tani, skenar manipulimi?

Numri i votave të pavlefshme deri tani është 31,870 vota. A eshte ky një skenar manipulimi? Drejtuesi i Vetëvendosjes ka deklaruar sot se numëruesit e PS po i manipulojnë rezultatet duke i nxjerrë fletët e votimit të pavlefshme, thjesht duke shtuar nga një kryq më shumë në kuadratet e preferencave të votuesve.

Qarku më numrin më të lartë të votave të pavlefshme deri tani është Elbasani me 4,892 vota të pavlefshme, i ndjekur nga Fieri me 4,159 vota të pavlefshme dhe qarku i tretë më numrin më të lartë të votave të pavlefshme është Tirana me 4,010 vota.

Qarku me më pak vota të pavlefshme është Gjirokastra me 1,503 vota, ndjekur nga Kukësi me 1,663 që nuk vlejnë. Berati ka 2,073 vota të pavlefshme, Dibra ka 2,528 vota të pavlefshme, Durrësi ka 1,663 vota të pavlefshme, ndërsa Shkodra ka 2,538 vota.

Rezultati preliminar në Shqipëri – PS merr 77 deputetë, PD me 56, LSI me 5 dhe PSD me 2
Ai i Korçës ka 2,818 vota që nuk janë të vlefshme, Lezha ka 1,760 vota të pavlefshme dhe Vlora ka 2,319 vota të pavlefshme.

Ndryshe nga 2017, këtë herë nëse një zgjedhës ka votuar për një forcë politike të ndryshe nga forca politike që përfaqëson kandidati i preferuari i tij, vota konsiderohet e pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i pa vlefshëm i fletëve të votimit ishte në total më pak se 2 për qind.