Noka: Drejt një fitoreje të thellë në Kamëz dhe Paskuqan

Kandidati i PD-së, Flamur Noka paralajmëron një fitore të thellë të PD-së në Kamëz.

“Pavarësisht strategjisë së ndjekur nga PS për të numëruar të gjithë qendrat në fillim që ishin bastioni i saj për të treguar strategjinë e gënjeshtërt të dominimit, koha po vërteton se situate është ndryshe. Shqiptarët kanë bërë përzgjedhjen e PD dhe Aleanca për Ndryshim.

Në Kamëz, ku janë numëruar 28 qendra dhe shumica e tyre ka qenë bastione, PD dhe Aleanca është në avantazh, tashmë deri në fund të procesit do ketë vetëm thellim. Çdo qendër është bastion i PD-së. Në Paskuqan janë dhe 5 QV pa përfunduar PD dhe aleanca po korr një fitore të thellë e historike” u shpreh Noka ne nje prononcim për median.