Rama shpërndan tollonë nafte për fermerët në Vlorë dhe Fier, vetëm pak orë para votimeve

Në Vlorë dhe Fier po shpërndan tollone nafte për fermerët, kishin me muaj në pritje, kujtohen një ditë para zgjedhjeve. Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.

Ata kanë thënë se, për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.

Dhjetra qytetarë edhe nga fshatrat më të largët të qytetit kanë ardhur të marrin naftën. Ata janë lajmëruar ditën e djeshme me telefon rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe ju është thënë se ditën e shtunë do të marrin të gjitha tollonat e naftës.

Ajo që sjell dyshime është fakti që nafta është shpërndarë pikërisht në ditën e heshjtjes zgjedhore dhe fakti që fermerët pohojnë se në 8 vite nuk kanë marrë asnjëherë tollona nafte dhe mbështetje për bujqësinë. Është kjo hera e parë që mbërrijnë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe marrin tollonat e naftës.

Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka refuzuar të japë informacion në lidhje me shpërndarjen e naftës duke ia mbyllur derën gazetarëve.

“94 litra me kanë dhënë, jam njoftuar dje. Më parë nuk kemi marrë naftë”, thotë nje nga qytetari qytetari.

Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.