Video/ Mbyllja e fushatës së PD, mijëra qytetarë “pushtojnë” sheshin “Nënë Tereza”

Mijëra qytetarë dhe makina janë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në pritje të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili do të mbyllë edhe fushatën elektorale të nisur një muaj më parë.

Në këtë takim të fundit me mbështetësit, Basha do të japë mesazhin e fundit për zgjedhjet e 25 prillit dhe do të ftojë qytetarët të votojnë ndryshimin për të ardhmen e Shqipërisë.