Policia provokon incident në shtabin elektoral të PD në Elbasan, Bardhi: Ju urdhërojnë bandat!

Policia ka provokuar sot një tjetër incident në shtabin elektorl të PD në Elbasan. Policë të armatosur kanë ndalur para zyrave të PD dhe kanë kontrolluar njërën nga makinat që gjendej para shtabit elektoral.

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Bardhi ka dalë nga zyra dhe i ka kërkuar informacion mbi arsyet e kontrollit që është bërë në automjet. Më pas Bardhi i ka kërkuar drejtuesit të policisë që të bëjë publik procesverbalin e kontrollit të automjetit.

“Ku e ke procesverbalin që kontrollove automjetin dhe çfarë konstatove?” e ka pyetur Bardhi, por drejtuesi i policisë nuk është përgjigjur. Bardhi e ka pyetur se me urdhër të kujt kanë shkuar tek zyrat e shtabit elektoral, por nuk ka marrë përgjigje. “I kanë dërguar vbanat”, u shpreh Bardhi.