Basha në Abc e Mëngjesit: Shqiptarë, dilni dhe votoni masivisht! Votoni numrin 9 për ndryshimin që duan të gjithë!

Intervista e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike në emisnionin “Abc e Mëngjesit” 

Enkel Demi: Tani do të kemi një lidhej të drejtpërdrejtë nga makina e tij me kryetari e opozitës zotin Lulzim Basha kandidatin për kryeministër. Mirëmëngjes zoti Basha. Mirë se erdhe në abc-në e mëngjesit.

Lulzim Basha: Mirëmëngjesi zoti Demi! Ju përshëndes ju dhe të gjithë teleshikuesit tuaj.

Enkel Demi: Tani unë nuk e di se kur fle se të kam parë dje deri në një farë ore se më pas mua më këputi gjumi se unë çohem në orën katër. Kjo fabula e punës së gjumit, të këmishës, e këtyre nuk ka ngjitur apo jo.

Lulzim Basha: Shqiptarët kanë halle të mëdha. Kanë hallinë sigurisë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për jetën e tyre, për ekonominë. Kanë tetë vjet varfërim, çmime të larta ,kosto të pa përballueshme të jetës, emigracion i lartë kështu që nuk ka fabul e narrativë katër javore që të zhbëjë tetë vite dështime. Tetë vjet të mbushura me premtime të pa mbajtura ndaj 25 prilli është dita që shqiptarët të votojnë për veten e tyre dhe për një përqasje krejt të ndryshme. Kanë për herë të parë programin elektoral për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për të nxjerrë familjet shqiptare nga kriza dhe për të hapur derën e Integrimit Europian të vendit. Dhe tjetra është një fushatë e një kryeministri të lodhur. Këtë të diel nuk është dita e Ramës është dita e shqiptarëve për të votuar për hallet dhe problemet e tyre dhe ftesa ime është jo vetëm mos ta ndalin por ta intensifikojnë këto orë që ka mbetur politikën. Tjetër gjë ndalesa mediatike, të shkojnë derë më derë, të marrin familje, të marrin miqtë dhe ditën e diel të dalin masivisht dhe të votojnë të gjithë bashkë për ndryshimin. Besoj do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë 30 vjeçare të pluralizmit.

Enkel Demi: Dje kam ndjekur edhe intervistën e zotit Berisha dhe më bënte përshtypje sepse ai tha në një moment të caktuar që Edi Rama të ka kompleks, të kopjon, madje tha se kur konkurroje për bashkinë e Tiranës bleve një palë blu xhins për të qenë më i rehatuar në fushatë dhe ai bleu blu xhins fill pas teje dhe ndërkohë të ka hapur mamin që nuk punon domethënë. A ke një raport personal me Edi Ramën, një raport që nuk e dimë?

Enkel Demi: Ai është njeri që ty të shfaqet më shpesh seç të shfaqet Aurela, kudo. Domethënë ai…

Lulzim Basha: Nuk kam raport personal, domethënë vetëm e ndjek kryesisht pas monitorimit të medias, sepse prej kohësh kam mundur kuriozitetin për ato që thotë, për sa kohë nuk kam asgjë të përbashkët me ato që bën.

Enkel Demi: Për shembull, ti ke pamjen e një njeriu krejt të zakonshëm, domethënë, je një njeri i rregullt, nuk ke një model ekstravagant flokësh, vishesh në mënyrën më klasike të mundshme. Për shembull, nuk e prisja në atë mënyrë edhe kur shkove tek Ardit Gjebrea. Pra, ke një profil të një burokrati europian. Domethënë, të paktën mua këtë lloj ideje më jep. Nuk ke patur ndonjë tendencë në një moment të caktuar, të zgjasësh flokët, të veshësh një xhup lëkure, ti i jep makinës, ai nuk i jep makinës. Të lëvizësh me një kabriolet, domethënë gjëra të kësaj natyre.

Lulzim Basha: Shikoni, mund të flasim për preferencat e mia shumë gjatë, por sot është dita të flasim për shqiptarët.

Enkel Demi: Në rregull e lash. Domethënë nuk do të futesh në kurth, e kuptova.

Lulzim Basha: E konsideroj pikëpyetjen me shumë kuriozitet dhe të garantoj që do të vij dita që çfarëdo interesi të kesh për jetën time private, megjithëse ju e dini me jetën time unë kam qenë shumë kurnac me këto çështje. Domethënë, jo sepse kam ndonjë kompleks…

Enkel Demi: Ti mund të kesh qenë i kursyer, por unë jam nga ata njerëz që rastësisht të kam parë duke luajtur muzikë.

Lulzim Basha: Politika e ka tejkaluar rolin e vet duke pushtuar hapësirën publike. Ne nuk jemi artist, nuk jemi aktorë, ne duhet të jemi në shërbim të njerëzve. Ne duhet të matemi jo nga fjalët apo nga shfaqjet, por nga veprat.

Gazetarja: Po, por këtë herë zoti Basha në syrin e publikut patët një imazh ndryshe gjatë kësaj fushate. Ju pamë duke gatuar, ju pamë më jo aq të kursyer për sa i përket imazheve qoftë me familjen, qoftë të hedhura nga bashkëshortja juaj.

Lulzim Basha: Të them me të vërtetë dyshimi i vetëm është që më parë herë të tjera nuk më shihni sepse nuk i bëja publike.

Enkel Demi: E kuptoj, e qartë.

Lulzim Basha: Por mirë për qytetarët dhe këtë taksë për politikanët kështu që një pjesë e jetës private edhe shfaqet.

Enkel Demi: Mirë, ata që marrin vesh nga gatimi unë dhe Alban Musaj këtu në emision e kuptojnë që e ke dorën shumë pikante se me piperin ishe rëndë. Atëherë do të bëj një pyetje tjetër, kjo nuk ka lidhje në këtë bisedën personale edhe unë jam shumë dakord që ta lemë pas datës 25-së.Dje në përmbledhjen, përmbyllje të fushatës elektorale në Tiranë kryetari i Bashkisë Tiranës zoti. Erion Veliaj.

Lulzim Basha: Ka diçka, po thoja diçka. Është shumë e rëndësishme të mendoj për të gjithë shqiptarët që ta kuptojnë, shumica e kanë kuptuar, 25 prilli nuk është për mua, as për Edi Ramën, as për PD as për PS bëhet për ju, bëhet për familjet tuaja. Është dita ku ju mund të vendosni ti jepni rrugë dhe zgjidhje problemeve tuaja, atyre që ju mundojnë. Ti jepni rrugë ambicieve, ëndrrave tuaja, aspiratave tuaja, është dita kur me votë mund të zgjidhni dhe zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë ose edhe katër vjet të tjera si këto tetë vjet të mbushura me dështime ose ndryshim për ju dhe familjet tuaja.

Enkel Demi: Atëherë zoti Basha dje në mbyllje të fushatës elektorale në Tiranë kryetari i bashkisë së Tiranës zoti Erion Veliaj ka thënë një shprehje “ më mirë patronazhist se sa paramilitar”. Ju e keni një koment sepse ju akuzojnë se keni ngritur grupe paramilitare dhe në fakt vërejtjen e ka tërhequr dje dhe ambasadorja Kim.

Lulzim Basha: Asnjëra prej tyre s’është e vërtetë. Partnerët ndërkombëtarë janë informuar të parët për problemet. Denoncimeve të qytetarëve për çdo veprim, ata së SPAK-u dhe nëse do të kishin vepruar prej kohësh autoritetet e vendit, ngjarje të tilla si Elbasani do të ishin shmangur. E rëndësishme është të kuptohet që 25 Prilli do të sjell ndryshim të vërtet, sepse pas 25 Prillit me qeverinë e re që do të vijë, me mua kryeministër, këtë punë që nuk e bën dot policia, nuk e bën dot prokuroria për shkak të presionit shtetëror, një nga dështimet e këtyre 8 viteve ka qenë rrënimi i shtetit të së drejtës. Kjo ka sjellë shkatërrimin ekonomik, shkatërrimin e konkurrencës, shkatërrimin e vendeve të punës, varfërimin e shqiptarëve, ndalin integrimin europian të vendit. Pra më 25 Prill duke votuar për ndryshimin, duke votuar numrin 9 duke dalë masivisht me votë drejt kutive. Kjo është thirrja që i drejtoj çdo shqiptari, masivisht drejt kutive të votimit sepse me të vërtetë do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme ku do të ndahet fati i Shqipërisë!

Do të vazhdojë 4 vjet të tjera kështu, e izoluar nga Europa me ekonominë më të dobët në Ballkan dhe njerëzit që largohen në emigracion, apo do të mësojë të hapë rrugët e Europës, bashkë me mundësitë që do të sjellë, bashkë me investimet e huaja, me mundësi për të hapur vende pune, me paga më të mira, me taksa të ulëta, me kosto të përballueshme jete, kjo është sfida që është përball shqiptarëve sot dhe në funksion të kësaj zgjidhje është vota e 25 prillit në të cilën përballen dy vizione të ndryshme. Vizioni i pjesës dërrmuese të shqiptarëve ku janë bashkuar si asnjëherë Keli, nga Saranda në Tropojë, nga Devolli në Durrës, nga Jugu në Veri, Nga Lindja në Perëndim, në Tiranë, anë e mbanë vendit tek shqiptarët dominon etja për ndryshim. Dhe është në dorën e çdo shqiptari për ta bërë realitet. Të atyre që kërkojnë te votojnë për të ardhmen duke dalë në kutitë e votimit dhe duke votuar numrin 9.

Enkel Demi: Dje ka pasur një intervistë të zotit Becheti, i cili ka fituar gjyqin dhe me gjasë ne i detyrohemi diçka më tepër se 200 milion euro. Mbas 25 prillit ju thoni se do jeni kryeministër i Shqipërisë. Gjyqe të kësaj natyre, këto fatura, të cilat do t’i trashëgoni nga qeveria paraardhëse, Shqipëria do t’i paguaj apo ju do hyni menjëherë në negociata për të ulur çfarë të mundeni. Unë po ju kujtoj tratativat e dikurshme me CEZ.

Lulzim Basha: Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Është një dëm i shkaktuar nga sjellja e tre individëve, kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe sekretearit të përgjithshëm të kryeministrit. Gjithçka është e dokumentuar. Ne kemi dosjen e plotë, e cila tregon qartë që përgjegjësia është personale dhe dëmi i shkaktuar Shqipërisë ka përgjegjës personal. Ndaj, siç e kam thënë dhe siç e kanë edhe ligjet si të vendeve të zhvilluara, nga vendet Skandinave tek vendet me probleme të mëdha korrupsioni në të kaluarën, jo vetëm në Europë dhe kudo tjetër, edhe ne adaptojmë të njëjtat norma. Dëmet e shkaktuara arkës së shtetit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por do të paguhen, do të jenë përgjegjësi financiare të atyre që shkaktuan me vetëdije, në këtë rast të këtyre tre individëve dhe të çdokujt tjetër që është përfshirë në këtë aferë.

Enkel Demi: Nuk ishte e vështirë që ta parashikoje që kjo do ishte përgjigjja juaj, por unë jam i interesuar përpara se të hyja në emision dhe kam parë deklaratat e pasurive të tre personave që ju përmendët dhe këta të tre bashkë dhe pasuritë e deklaruara nuk kanë më tepër se 200 – 250 mijë euro. Flas këtu edhe duke futur pasuritë e tyre të paluajtshme.

Lulzim Basha: E kemi vendosur një bashkëpunim me Europolin, me organizatat e tjera ligjzbatimit dhe siç e thash në përvojën e vendeve që kanë gjurmuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar, do të ngrejë mekanizma përkatëse për t’i gjurmuar këto pasuri kudo ndodhen, në banka ofshore, në asete të fshehura në emrat e personave të tjerë, lufta kundër korrupsionit dhe kthimi i parave të shqiptarëve të zhvatura nga xhepat e tyre. Shqiptarëve që janë varfëruar dhe një grusht njerëzish janë të pasuruar. Të shqiptarëve që nuk kanë ujë për të pirë në shtëpitë e tyre, s’kanë ushqim për fëmijët e tyre, pensionistët që nuk kanë para për të paguar bukën e gojës, pasi paguajnë faturat e energjisë dhe të dritave, ndërkohë që qeveritarët e paguajnë 1000 euro biftekun tek Nustret-i. Kjo kohë do të marrë fund, prandaj 25 prilli është një thirrje për të gjithë shqiptarët, pa dallim, çdo qytetarë për të shkuar masivisht drejt kutive të votimit, për ta ndarë epokën e tranzicionit nga ditët e reja që na presin përpara, ditët e një Shqipërie Europiane që mund dhe do të fillojë me zbatimin e ligjit, ku askush duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i vendit dhe çdo zyrtar tjetër nuk do të jetë mbi ligjin.

Gazetarja: Zoti Basha, nëse në 26 prill ju jeni në krye të vendit, pra jeni kryeministër. Ne kemi parë gjithashtu edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, është analizuar e tjerë e tjerë, duket realist për shkak të situatës qё ka kaluar Shqipёria këto vite. Ka gjasa qё kur tё vini ju nё pushtet pastaj tё jetë justifikim apo argument fakti qё kёshtu e gjetëm Shqipërinë me këto borxhe, me kёtё situatё ekonomike tё dëmtuar pёr shkak tё tërmetit dhe pandemisë dhe mos keni mundësi qё tё vini nё zbatim programin tuaj ekonomik pastaj?

Lulzim Basha: Unё nuk jam njeri i justifikimeve, jam njeri i veprimeve. Sa herё ia vura fajin Edi Ramёs kur gjeta batërdinë pas 11 vjet kryetar bashkie pa plan urbanistik me gropën e “Hajdisё Sejdisё”, me njё shkatërrim total tё ekonomisë sё qytetit, as se përmenda njё herё tё vetme kur iu përvesha punës. Dhe ç ‘ishte mё e mira prej dy vitesh ne kemi punuar me njё program ekonomik i cili ёshtё i gatshëm tё zbatohet prej ditës sё parё. Ështё koha pёr korrigjimin e dështimeve 8 vjeçare tё Edi Ramёs. Kemi ekipin mё tё mirё, kemi programin mё tё mirё, kemi mbështetjen e partnerëve tanё tё Bashkimit Europian, Komisionit Europian, jo me xhepat e oligarkëve, do tё bёjmё tё mundur nё njё kohë shumë tё shkurtër, rikuperimin, ringritjen, rizgjimin kombëtar pёr ekonominë shqiptare.

Enkel Demi: Z. Basha ndoshta ёshtё dhe faji, ndoshta dhe gabim i gazetarëve apo komentatorёve tё shtypit, se ndoshta rrimë tё gjithё brenda flluskës tonё mediatike dhe nuk shohim shumë terrenin por ёshtё krijuar njё ide fikse qё tё gjitha sondazhet e nxjerrin opozitën fituese por askush nuk e parashikon se sa do vjedh qeveria madje, madje i druhet vjedhjes sё votave dhe tё gjithё thonё qё qeveria do tё vjedh aq shumë sa tё përmbyset rezultati. Tani kjo vota si mbrohet, sepse nga një anë struktura e mbrojtjes votës u përgjak, pavarësisht se ju mos gaboj dje hodhët një hipotezë që ish oficeri i policisë ndoshta me gjasa nuk ka qëlluar. Apo e kuptova unë gabim

Lulzim Basha: Mos u fusni në detaje që i takojnë drejtësisë dhe do ti zbardh drejtësia e patrysnuar nga politika, një gjë të keni të sigurt, Partia Demokratike dhe opozita i kanë marrë të gjitha masat e mundshme që na takojnë ne, në kushtet e rënies së shtetit të së drejtës, në kushtet e trysnisë mbi policinë dhe prokurorinë, për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Por, mbrojtja më e mirë është dalja masive në kutitë e votimit. Ndaj, thirrja ime këtë të premte është ndaj çdo qytetari shqiptar. Dilni, merrni familjen, merrni miqtë, votoni masivisht për ndryshimin që duam të gjithë dhe nuk ka forcë ta ndalë ndryshim i gjithë strategjisë tuaj elektorale në tre, katër ditët e fundit. Ju kërkoni votim masiv, kam përshtypjen që me llogaritë që bëni nëse dalin masivisht ju thelloni fitoren, të paktën me projeksionet tona del këtu.

Lulzim Basha: Dilni dhe votoni masivisht është thirrja ime e parë dhe do të jetë thirrja ime e fundit në çastin ne fundit që do të më lejohet të bëj një thirrje politike sepse dalja masive do të thotë përgjegjësi qytetare dhe po ju them edhe njëherë. Kam takuar gjatë këtyre javëve, gjatë këtij muaji fushate por edhe gjatë këtyre viteve shqiptarë anembanë vendit, njerëz që duan punë, prindër që duan punësim, që duan siguri për fëmijët e tyre, duan arsimim, shqiptarë që duan që vendi të bëjë parapara. Shumica dërrmuese që duan që duan që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt integrimit Evropian dhe dua t’ju them sot në mëngjes nga dritarja juaj e mëngjesit, po kjo është e mundur, është në dorën tuaj, mjafton të dilni dhe të merrni në dorë fatin tuaj duke votuar numrin 9, duke zgjedhur ndryshimin. Ju keni në dorë fatin, të gjitha këto janë në dorën tonë por qytetarët duhet të dalin masivisht dhe të votojnë sepse kjo është e drejta ndaj familjeve të tyre, ndaj fëmijëve të tyre, ndaj të ardhmes së tyre. Nuk ka shans të dytë. Një herë në katër vite ky pushtet i takon vetëm qytetarëve. Çdo qytetar ka një votë dhe të gjithë bashkë, të gjithë që duam ndryshimin duhet të shkojnë në kutitë e votimit ditën e diel duke votuar masivisht për ndryshimin që duam.

Enkel Demi: Po si ruhet vota? Sepse dakord po dalin masivisht dhe po votojmë po si ruhet vota?

Lulzim Basha: Edhe njëherë po ju them. Dy janë garancitë. Masat e plota që ka marrë, që mund të marrë brenda kushtetues dhe ligjit opozita dhe i kemi marrë.

Enkel Demi: Struktura të pa autorizuara tha zonja Kim.

Lulzim Basha: Shiko, mos u fut në detaje të cilat mund të keqkuptohen lehtësisht. Ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit dhe 25 prilli do të jetë dita e fundit sepse me 26 prill me votën e shqiptarëve ne do të kemi një shtet dhe një qeveri, një kryeministër dhe një drejtësi që do të garantojë që e tyre vota mos të preket e pa diskutim dhe ne kemi marrë masat e plota për të garantuar për aq sa na takon si opozitë, zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme dhe garancia më e madhe është pjesëmarrja masive, masive popullore me votë sepse në fund të fundit këto zgjedhje nuk bëhen as për mua as për Edi Ramën, bëhen për ju të dashur bashkëqytetarë, bëhen për familjet tuaja, bëhen për fëmijët tuaj. Ndaj merrni fatet tuaja dhe të familjeve në duar, ju keni një mundësi për ta bërë këtë, shkoni dhe votoni masivisht, merrni miqtë, merrni familjen, merrni shokët, telefonojuni atyre, dilni masivisht të votoni për ndryshimin që duam të gjithë. Nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme pyetja edhe 4 vite të tjerë si këto 8 të mbushura me dështime apo ndryshim, hapjen e derës për integrimin europian, për rritjen e ekonomisë, për vende pune dhe për paga më të mira, për siguri për ju dhe familjet tuaja. Dhe kjo thirrje Keli, i ka bashkuar të gjithë.

Dje kam ardhur nga një takim me 500 socialistë në Durrës, të cilët i janë bashkuar ndryshimit. I kam takuar ata në zyrën time, në shtëpitë e tyre, në takime që kam pasur në qytete dhe fshatra. Kurrë nuk ka patur një bashkim kaq të madh të shqiptarëve për ndryshim. Sepse shqiptarët e kanë kuptuar nuk ka rrugë tjetër, nuk ka mundësi tjetër. Njeriu që ka dështuar për 8 vite me radhë të mbajë qoftë dhe një premtim të vetëm, nuk mund të bëjë asgjë, nuk meriton as 4 ditë jo më 4 vjet. Vota për ndryshim, vota për numrin 9, dalja masive në votime është garancia qe ndryshimi do të vijë dhe Shqipëria nuk do të mbetet mbrapa dhe njësoj si vendet e tjera të rajonit të ketë mundësinë të zhvillojë ekonominë, të sjellë punësim dhe të hapë rrugën e integrimit Europian, sepse çdo shqiptar e kupton që pa integrimin europian, pa anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund të sigurojmë as ekonominë, as demokracinë dhe as stabilitetin. Dhe ne do ta bëjmë të mundur, brenda 100 ditëve të para qeveria ime të hapë negociatat që për 8 vite u premtuan dhe nuk u hapën pikërisht prej dështimeve të Edi Ramës.

Enkel Demi: Atëherë, derisa të ndodhin 100 ditët e para duhet të presim pak. Sot ka dalë një shkrim në gazetën më të madhe zviceriane që quhet ‘Neue Zürcher Zeitung‘, unë nuk e di nëse ja thashë emrin tamam, por kjo është gazeta me e madhe zviceriane dhe thotë për qeverisjen e deri sotme të Shqipërisë që vendi është duke shkarë drejt autokracisë. Nuk e di, pse Europa e sheh kështu Shqipërinë? Ke ndonjë koment? Domethënë tani

Lulzim Basha: Ç’ka të çuditshme këtu. Ka vite që dalin raporte të tilla, sepse pushteti është përqendruar në duart e një njeriu, nuk ka më institucione, ka vetëm një njeri i cili vetë vulos vetë vendos dhe të gjitha vendimet i merr me facebook. Ky është modeli që e shkatërroi Shqipërinë, 8 vite dështime janë 8 vite të sundimit të një njeriu të vetëm që vuri interesat e veta personale, pushtetin e vet personal, interesat e veta ekonomike mbi interesat e gjithë Shqiptarëve. Dhe ndryshimi kryesor që do të vijë është pikërisht modeli europian…

Enkel Demi: Po mirë, dakord, por është i njëjti shkrim i cili thotë që Shqipëria po shkon drejt Turqisë, modelit turk.

Lulzim Basha: … funksionimi i parlamentit si një instrument i kontrollit të qeverisë, funksionimi i opozitës parlamentare si një instrument i kontrollit ndaj pushtetit, liria e medias dhe jo shtypja e lirisë së medias, garancia për gazetarët, statusi i gazetarit, të gjitha këto janë instrumente të demokracisë. Dhe mbi gjithë këto instrumente ka një instrument tjetër, që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet që është kufizimi i mandatit të kryeministrit në vetëm 2 mandate. Ju e dini fare mirë se çfarë mendoj, atë që s’bën dot për 8 vite nuk e bën dot edhe për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës, demokracinë më të madhe të botës që është Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ky duhet të jetë rregulli edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ky do të jetë një nga ligjet e para që unë do të kaloj, një nga amendamentet e para që unë do të kaloj në parlament. Shpresoj me votat e mjaftueshme për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe nëse jo do t’ua parashtroj shqiptarëve. Kufizimi i pushtetit, pushteti nuk është qëllim në vetvete, është mjet për ti shërbyer qytetarëve. 25 prilli nuk është për partitë politike është për shqiptarët. E përsëris dhe njëherë thirrjen, dalje masive me votë për ndryshimin që duam të gjithë këtë të diel.

Gazetarja: Zoti Basha pse ditët e fundit të fushatës zoti Rama ju ka përsëritur një ftesë për tu bashkuar me të dhe që ju të distancoheni nga Berisha dhe Meta? Si e lexon Basha këtë ftes?

Lulzim Basha: Ashtu si e lexojnë të gjithë shqiptarët. Që njësoj si gjithë shqiptarët edhe ai e ka kuptuar se të dielën e pret humbja.

Enkel Demi: Mos voton dhe ky për 9?

Lulzim Basha: Jo nuk voton ai për 9 të jeni të sigurt për këtë. E ka zgjedh gjithmonë veten e tij mbi gjithçka tjetër dhe kësaj radhe ka zgjedh përsëri veten e tij sepse e di që është i humbur dhe ky është një diversion, një përpjekje për të hapur një deriçkë për tu bërë pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigja ka qenë e qartë. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim pa larguar njeriun që kishte 8 vite më shumë pushtet se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës dhe nuk mbajti një premtim të vetëm.. Në 25 prill Edi Rama humb dhe Shqipëri fiton dhe qeverisja e dal do të bëj të mundur ndryshimin hap pas hapi ashtu siç e kemi shpalosur gjatë kësaj fushate me të cilën unë kam qenë në dialog të përhershëm me qytetarët, me grupet e interesit dhe ai thjeshtë sillet vërdallë fushatës sime si një satelitë duke u marrë me komente për fushatën time, duke u marrë me flokët, me këmishën, me stilin tim të veshjes.

Enkel Demi: Po mirë ju thoni 8 vite. Ai ka 8 vjet që bën thashetheme për mua jo më për ty kështu që mos u mërzisni.

Lulzim Basha: Kjo është arsyeja Keli pse e ka refuzuar disa here dhe kërkesën time për debat. Nuk bëhet për qefin tim por është detyrim demokratik ndaj qytetarëve. Ai ka për detyrë ti shpjegoj qytetarëve çfarë bërë për 8 vjet dhe ti shpjegoj qytetarëve çfarë do bëj për 4 vitet e ardhshme. Unë e kam bërë këtë detyrë. Kjo ka qenë fushata ime pozitiviste, konkrete, e prekshme. Prandaj e shoh dhe e prek entuziazmin, shpresën, besimin që është ngjallur edhe tek ata që besonin para disa kohësh që Shqipëria nuk do të ndryshonte, nuk do të ecnin përpara. Ata janë kujtuar… atëherë që kanë kujtuar që vizat nuk do të hiqeshin dhe i hoqëm. Ata që nuk besonin se do të futeshim në NATO dhe u futëm. Ata që nuk besonin se do të dyfishoheshin rrogat e mësuesve, nuk do të rriteshin pensionet dhe ja dolëm dhe përsëri do t’ja dalim sepse e vetmja gjë që na ndajnë është plogështia dhe mungesa e vizionit.

Enkel Demi: Edhe diçka të fundit se të shoh që je në lëvizje…

Lulzim Basha: Ndaj dilni masivisht në votime ditën e diel për ndryshimin që duam të gjithë.

Enkel Demi: Tani je duke shkuar për Shkodër, apo jo?

Lulzim Basha: Për në Shkodër, po.

Enkel Demi: Si e ke ditën sot? Nga Shkodra ku shkon?

Lulzim Basha: Shkodër, Lezhë disa takime midis Shkodrës e Lezhës, pas Lezhës pastaj më Elbasan dhe bëj mbylljen në Tiranë. Në orë 19:00 në Tiranë më sheshin Nënë Tereza.

Enkel Demi: Ke thyer një rekord, që me siguri dhe doktori nuk ma merr mendja ta bënte, që ke shkuar nga Konispoli deri në Tropojë. Ke shkuar brenda një dite, 9 ndalesa dhe si simbolikë e numrit 9. Tani pyetja ime meqë pas pak do të vijë…

Lulzim Basha: Të njëjtin nga Bilishti në Durrës, pra dhe nga lindja në perëndim. Nga skaji më lindor i vendit më skajin më perëndimor të vendit.

Enkel Demi: Për këtë punë duhet të kisha pyetur doktorin sepse ai bënte nga këto lloj gjërash. Por ajo ca dua të them është, që pas pak këtu do të vijë Alban Musa që ne kemi 4 dit fal teje i themi tropojs. Ai është tropojan, ti i ke thënë tropojs.

Lulzim Basha: Falë fjalorit të shkruar shqiptarë. Tropojas dhe tropojse

Enkel Demi: E qetësova dhe Albanin se ka…

Lulzim Basha: Dialekti i gegërishtes është tropojs dhe tropojse.

Enkel Demi: Tropojanë e tropojane i kemi pas thënë ne të tjerët do me thënë?

Lulzim Basha: S’ka gabim asnjëherë.

Enkel Demi: Në rregull. Mirë do kemi mundësi të komunikojmë. Nuk e dëgjova këtë të fundit kapa vetëm fjalën studio?

Lulzim Basha: Më pyetet do të vijë dikush nga Tropoja në studio.

Enkel Demi: Është Alban Musa, bashkëprezantuesi . Është ai që merr emisionin pas nesh. Ju thoni se duhet të marrin pjesë në votime me datë 25, të votojmë ndryshimin, ne nuk e orientojmë votën apo jo, themi thjesht të votojmë ndryshimin apo duhet ta orientojmë dhe votën?
Nuk themi që duhet të votojmë patjetër 9 dhe tek lista e Tiranës 9 duhet të shkojë tek 12. Këtë nuk e themi se nuk duam të orientojmë votën. Nuk e dëgjova. Kisha vetëm hallin së mos të orientojmë votën kjo është e gjitha ideja.

Lulzim Basha: Numri 9 sjell ndryshimin.

Enkel Demi: Po pra dhe tek lista e Tiranës 9 ka brenda dhe numrin 12, votojmë dhe për numrin 12.

Lulzim Basha: 12 është Partia Socialiste.

Enkel Demi: Jo jo s’e kuptove.

Lulzim Basha: 9 për ndryshim, siç kam bërtitur nga çdo shesh 9 për ndryshim.

Enkel Demi: Të Përshëndes dhe me date 25 meqë do vijmë në televizion do na bjerë rasti te flasim me siguri edhe në datë 26. Rruga mbarë.

Lulzim Basha: Të dielën të dalin në kutitë e votimit , do të jenë zgjedhjet më të bukura , me masive, do të jetë fitorja më e thellë dhe më e bukur se do ti takojë të gjithë shqiptarëve që duan ndryshim dhe që janë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe ndryshimi do të jetë i pandalshëm. Ju falënderoj!

Enkel Demi: Mirë u pafshim i dashur dhe sa më mirë.