Berisha nga sheshi: Pres një fitore të shkëlqyer të dielën

Mes demokratëve në sheshin “Nënë Tereza” në takimin përmbyllës të fushatës së 25 Prillit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj se cilat ishin pritshmëritë e PD-së për ditën e diel, Sali Berisha u shpreh i bindur “Fitore e shkëlqyer, fitore”.

Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha mbylli fushatën e zgjedhjeve në Tiranë. Lideri demokrat i ftoi të gjithë shqiptarët, “pa dallime politike” që të votojnë ndryshimin për një erë të re, “për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Lexo edhe: Basha mbyll fushatën mes demokratëve në Tiranë: Ndryshimi, çështje orësh

Kryedemokrati ftoi të gjithë nëpunësit e administratës, mësues, mjekë dhe punonjës policie që të bashkohen për të votuar PD-në ditën e diel. Kandidati për kryeministër kishte një thirrje edhe për socialistët e zhgënjyer në këto 8 vite qeverisje nga Edi Rama.