Nebijaj apel votuesve të njësisë 10: Votimi elektronik siguron fshëhtësinë e votës. Mos bini prë e frikës që përhap PS

DEKLARATA E KANDIDATES SE PD ORIELA NEBIAJ

Pershendetje
Janë 48 orët e fundit kur shqiptarët do t’i drejtohen masivisht kutive te votimit per te bere te mundur ndryshimin. Jam serish ne njesine 10, per te komunikuar me 23597 zgjedhësit e kësaj njësie.

Të nderuar qytetar! Në njësinë tonë ndryshe nga gjithë Shqipëria në vend të fletës dhe kutisë qe tradicionalisht jemi mësuar të kemi në zgjedhje do të kemi një ekran. Por asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të votojmë elektronikisht. Ashtu siç do të votojë e gjithë Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në ekran do të jetë e njëjta fletë votimi. Dhe ju sigurisht do të keni mundësi që përmes votës tuaj përmes numrin 9 të zgjidhni ndryshimin.

Dua tju bëj të ditur se duhet të jeni të sigurt, të pashqetësuar dhe të vendosur për të shprehur vullnetin tuaj. Askush nuk ka akses, apo mundësi të lexoj këto pajisje. I bëj thirrje edhe njëherë kandidatit të Partisë Socialiste që pas 25 prillit do t’i mundësojmë pensionin politik, të ndal intimidimet dhe dezinformimin e qytetarëve të njësisë 10 mbi pajisjet elektronike dhe fshehtësinë e votës. Të jeni të bindur të dashur qytetarë që fshehtësinë e votës nuk e lexon dot as Fatmir Xhafa dhe as patronazhistët e tij.

I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të sqarojë çdo paqartësi që qytetarët në këtë njësi mund të kenë.

Dua të ndalem në një thirrje drejtuar targetgrupit për të cilin kam bërë gjithë këtë fushatë. Të rinjve. Dilni masivisht të votoni të dielë. Këta të rinj që janë me mua kanë vendosur ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre! Ju më mirë se kushdo tjetër e dini se sa e sigurt është një pajisje elektronike dhe se sa e sigurt do të jetë vota juaj për numrin 9 në 25 prill. Shpjegojani këtë prindërve, gjyshërve. Sillini ata të voojnë për ndryshimin dhe ejani ta bëjmë Shqipërinë! Ejani ta ndërtojmë këtu të ardhmen tonë! Unë kam shumë besim tek përgjegjmëria dhe vendosmëria juaj për të mos heshtur!

Të gjithë bashkë në 25 prill për numrin 9!

Rinia Fiton!

Shqipëria Fiton!