Të gjitha 50-she, policia numëron lekët e bllokuara nga qytetarët, rilindasit e Ramës do blinin votat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e denoncuar këtë pasdite nga kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndante lekë për fushatë.

Demokratët kanë bllokuar për rreth një orë mjetin, duke kërkuar që të hapet për të parë se çfarë ka brenda. Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, por nuk dihet ende sa janë.

Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

Në video shihet momenti kur po numërohet shuma e gjetur në mjet, ndërsa dëgjohen edhe zëra qytetarësh, që thonë “Dosja e dytë 184 është sot”. Nuk dihet ende se kush ishte brenda makinës, ku u gjet paratë, por pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje. /BW

Rreth orës 15 në rreth rrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip ‘Wolkzvagen’ dhe në të ishin dy persona.

Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë e drejtuar nga Lefter Alla i Partisë Socialiste dhe Albjon Xholi kushëriri i tij.

Dy personat janë pikasur nga banorë të Maqellarës dhe simpatizantë të PD, të cilët e kanë bllokuar makinën në vend.

Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20, si dhe plot karta identeteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.

Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat.