Policia e Shtetit apo e pushtetit?

Nga Myzafer ELEZI

Ngado ku shkoj, në qytet, zonë, fshat apo njësi administrative shoh punonjës policie. Ajo që bie në sy është fakti që janë pjesë e strukturës së Drejtorisë së Përgjithshme apo të Drejtorisë Vendore Tiranë. Të gjithë kanë braktisur detyrën dhe janë sjellë në Qarkun Gjirokastër për fushatë elektorale.

E gjithë policia në sulm, të mbledh vota për Ministrin e Brendshëm.

Disa prej tyre dikur i kam patur kolegë, vartës apo studentë. E kuptoj që dihen keq kur më shikojnë, mundohen të fshihen apo të justifikojnë ardhjen për motive të ndryshme. Janë sjellë me detyrim. Ministri i tyre rrezikon mandatin e deputetit.

Diku, një qytetar më konfirmoi se:

“Nuk mund të votoj ty, sepse i’a kam premtuar policit të zonës, i cili ma kërkoi votën për ministrin”.

Me këtë rast kam një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë:

Ju jeni strukturë e shtetit dhe jo e pushtetit. Ndaj respektoni ligjin dhe mos u përfshini në fushatë elektorale. Ne evidentojmë çdo shkelje dhe abuzim me detyrën.

Ndryshimin s’ka forcë që ta ndal.

Edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e rrëzimit të pushtetit të kalbur.

Ora po vjen.

Do të çlirojmë policinë nga politizimi. Policia nuk mund të jetë vegël qorre në duar e pushtetit të radhës, por një organizatë efiçente e shtetit shqiptar.