Basha nuk ndalet, nga Durrësi në Selenicë, fitorja në prag

Destinacioni i radhës i fushatës përmbyllëse të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte Selenica. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se e keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Për këtë, kreu i opozitës u shpreh se vota për numrin 9 është shkon për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, dhe mbi të gjitha për dinjitetin.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Selenicë.

Lulzim Basha:
Mirëmbrëma vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rinia e Selenicës. Mirë se ju gjej ju medaljon i trimërisë, i fisnikërisë, i bujarisë dhe i historisë së lavdishme të Vlorës dhe të Shqipërisë. Për mua është një emocion i papërmbajtshëm të ndodhem këtu përsëri në mesin tuaj dhe të shoh në këtë ore të vonë të mbrëmjes dhe të shoh dritën e shpresës, të besimit dhe të fitores dhe të dëgjoj nga Devolli në Durrës, nga Saranda në Tropojë këngën e fitores për çdo shqiptar. Fitoren e Vlorës dhe Labërisë, fitoren e Sarandën, fitores për Selenicën, fitores më të madhe dhe më të thellë.

Përmes pjesëmarrjes më të madhe që ka njohur ndonjëherë Vlora dhe Shqipëria, sepse e madhe ka qenë barra këto tetë vite në familjet tuaja, në vatrat tuaja. Në gjokset e prindërve, në lotët e nënave, nga një njeri që erdhi, premtoi dhe tani vjen përsëri pa pikë trupi ju kërkon për herë të tretë votën dhe fjalën. Tetë vite nuk e mbaroi rrugën e premtuar, tetë vite zvarriti, tetë vite mashtrime për fermerët, tetë vite duhet të marrin fund për tre ditë e dy orë.

E keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke votuar ditën e diel numrin 9. 9 për Selenicën, 9 për Vlorën, 9 për Labërinë, 9 për Shqipërinë. S’ka bërë asgjë për ju. Kjo është shtëpia juaj, kjo është Selenica juaj, e selenicarëve punëtorë dhe fisnikë. Dhe ju jap planin e qeverisë së ardhshme, se ne do ta bëjmë realitet. E kam parë Selenicën, e kam parë me sy, e kam parë me sy sa afër është. Vëllezër dhe motra, është kaq afër dhe kaq larg por ne jemi njerëzit e rrugës së kombit, ne jemi njerëzit e tunelit të Elbasanit. Ju jap fjalën, ne do ta bëjmë urën realitet brenda dy viteve të para dhe Selenica nuk do të jetë më një ishull i izoluar por një qendër e fuqishme që lidh bashkë krahinat më krenare të jugut, Mallakastrën, Vlorën, gjithë këto fshatra të bukura me prodhime të jashtëzakonshme.

Dhe po kështu këtë rrugë që zgjati 5 herë më shumë seç duhet të zgjaste, të premtuar dhe të stërpremtuar, dhe po kështu lotët e premtuara përsëri tani pas 8 viteve nga njeriu që bredh me 3D nën sqetull, me thesin e renave në shpinë, në 25 Prill Selenica ndahet nga 8 vite dështim. Selenica do të votojë ndryshimin, do të votojë numrin 9. Për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, për lotin e 4 dhe urën dhe mbi të gjitha për dinjitetin, për prindërit tanë, për rininë e mrekullueshme të Selenicës. 3 ditë vendimtare në të cilat nuk është fati i partive politike, por është fati i çdo familje, i çdo familje shqiptare, i çdo prindi shqiptar, i nënave shqiptare, i bijave dhe bijve tanë, i fëmijëve të këtij vendi. Prandaj jemi të gjithë bashkë dhe bashkë do të sjellim ndryshimin për Selenicën. Bashkë për ndryshimin! Votoni numrin 9! Dhe kështu Selenica fiton! Shqipëria Fiton! e.k