Reagimi i fortë i Metës ndaj Ramës: Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish ndaj kryeministrit në ikje, Edi Rama. Gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, Rama ka hedhur akuza të shumta ndaj presidentit Meta. Ndërkohë, presidenti është përgjigjur duke publikuar edhe foton e autorit që plagosi nje drejtues të PD të Kavajës në zyrën e shtabit elektoral. Në foto shikohet autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, kryetarit të PS të Kavajës, shefit të Policisë, një punonjësi të policisë dhe baxhanakut të kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Reagimi i presidentit Meta

Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

Kavaje