Lame pranon mashtrimin me legalizmet: Kisha porosi nga Rama, por regjistrim është…

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e dalë në media, ku ai kërkon nga punonjësit e tij që të mashtrojnë qytetarët, duke i mbajtur me premtime qytetarët me qëllim që ata të mos votojnë PD. Lame e ka pranuar skandalin, por sipas tij, ky videopërgjim është i vitit 2017.

Lame gënjen dhe vazhdon të mashtrojë pa turp, se hajduti nuk ka turp.

Artan Lame nuk e përmend fjalinë e fundit kur me zërin e tij del qartë, kur kandidati i kërkon që do të legalizojë shtëpinë!
O mashtrues ordiner, ku kishte kandidat në 2017, o mashtrues i paskrupullt.

Ku ka pasur Kadaster në 2017.

Reagimi i plotë i Artan Lames

‘Sot u publikua një regjistrim i një diskutimi tim, të folur në tetor (ose nëntor) 2017, për problematikat e vijimit të procesit të legalizimeve. Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot.

Të gjitha shifrat që përmenden aty janë të vërteta për atë kohë, le që unë i kam deklaruar vazhdimisht edhe publikisht dhe mund t’i gjeni në të gjitha daljet e mia publike.

Them ‘janë të vërteta për atë kohë’, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media.

Natyrisht që unë aty them se ‘po nuk gjetëm një zgjidhje për këta njerëz, ata do të bëhen mish për top për palën tjetër’. Kush mund të thojë që nuk është kështu?!

Natyrisht që unë them se ‘këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore’. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik.

Natyrisht që unë aty them që ‘atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin’. Po këtë unë e kam thënë edhe në studio televizive.

Aty them se ‘për masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që përmbyten, apo zonat e mbrojtura, është kriminale të bëhen’. Po kush më thotë që nuk është kështu dhe, edhe këtë e kam thënë gjithmonë publikisht. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura apo në tokë me pronar?!

Dhe pikërisht me këto halle dhe për këto halle, ne bëmë me ligjin e ri 20/20 që u miratua më pas, pas këtyre diskutimeve, ligj i cili parashikon pikërisht këtë gjë, që objektet që nuk mund të legalizohen do të përfitojnë dëmshpërblimin.

Ky ligj i jep zgjidhjen të gjithë kategorive për të cilat unë kam ngritur shqetësimin në atë takim, në diskutimet publike dhe deri në komisionet parlamentare kur u diskutua.

Rezultati: Ligji 20/20 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmendja dhe ngrija shqetësimin me zë dhe me figurë.

E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike.

Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron.