Aktori: Patronazhistja më ka hyrë në shtëpi, nuk votoj kurrë PS-në

Pas çështjes së patronazhistit dhe vjedhjes së të dhënave, që janë kthyer në shqetësimin më të madh në vend, aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar për këtë situatë.

Ai shprehet se thjesht për faktin që është përgjuar me detaje për gjithçka që ka bërë gjatë këtyre viteve, s’do t’ia japë më kurrë votën Partisë Socialiste.

“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension. Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori, i ftuar sot në “Wake up”.