Saranda fiton, tre takimet mbresëlënëse të Bujar Leskajt

Tre takime mbresëlënëse në Sarandë
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ka zhvilluar ditën e dielë tre takime shumë impresionuese në skajin jugor të Shqipërisë, në Sarandë.
Aktiviteti i parë ishte një Akademi Përkujtimorepër dy nga figurat e shquara të Sarandës, Çamërisë e Shqipërisë, rilindasin Hasan Tahsini, shkrimtarin Bilal Xhaferri dhe figura të tjera të shquara të historisë dhe të kulturës së Sarandës gjatë dy shekujve të fundit. Në takimin, i cili zhvillohej në kuadër të fushatës së 25 prillit morën pjesë intelektualë të qyteteve Sarandë, Konispol dhe Delvinë si dhe të afërm të disa figurave të shquara intelektuale.
Kumtesën kryesore në këtë aktivitet e mbajti studuesi dhe botuesi Ndriçim Kulla, i cili foli për jetën dhe aktivitetin e figurës më të shquar intelektuale me origjinë nga rrethi Sarandës në Perandorinë Osmane, zoti Hasan Tahsini, njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19, astronom, matematikan e filozof, rektori i parë i Universitetit të Stambollit në vitin 1870 dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Kumtesa e zotit Kulla u prit me interes per shume nga faktet dhe interpretimet e dhena ne te per figuren e zotit Hasan Tahsimi.
z. Leskaj mbajti një kumtesë në lidhje me jetën, aktivitetin dhe personalitetin e shkrimtarit të shquar me origjinë çame nga rrethi i Sarandës, Bilal Xhaferri. Ai u ndal në të gjitha etapat kryesore të jetës dhe aktivitetit të Bilali Xhaferrit, si një nga shkrimtarët, jo vetëm disidentë, por edhe më cilësorë të letërsisë shqipe të shekullit XX, si dhe njërës prej figurave të para intelektuale shqiptare, që ngriti çështjen e Çamërisë në median e shkruar shqipe nëpër botë.
Zoti Dorian Nepravishta foli për disa intelektualë me ndikim mbarëkombëtar shqiptar me origjinë nga rrethi i Sarandës, që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.
Në fund të aktivitet u shpërndanë disa botime të studuesit Ndriçim Kulla për të pranishmit, ndërsa motra e shkrimtarit Bilal Xhaferri dhuroi një botim të fundit kushtuar vëllait të saj.

Takimi i dytë u zhvillua në stadiumin e qytetit me qytetarë sarandiotë dhe pjesëtarë të komunitetit çam. Takimi u organizua nga vëllezërit Myrtaj.
Vëllazëria, familja të afërmit dhe miqësia e Myrtajve shpreh[ën mbështatjen e tyre të plotë dhe të palëkkundur për Partinë Demokratike dhe garantuan se me votën e tyre do të sjellin Ndryshimin.
Në takim zoti Leskaj shoqërohej nga kandidatët për deputetë të PD, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine. Leskaj ka kërkuar që në 25 prill të gjithë të votojnë masivisht për ndryshimin dhe largimin e këtij sekti që keqqeveris Shqipërinë prej tetë vitesh.
Takimi i tretë u zhvillua me anëtarë të Shoqatës “Çamëria” i organizuar nga kryetari z.Rexhep Ismaili. Dy anëtarët e shoqatës, Robert Haxhiu dhe Hekuran Halili, përshëndetën dhe dhanë mesazhe optimiste.
“”Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare, por edhe në këtë takim mbresëlënës me Shoqatën “Çamëria” në Sarandë. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë.”- ka theksuar zoti Leskaj në fjalën e tij. Më pas zoti Leskaj ka ftuar të gjithë të pranishmit që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre.
Mesazhe fitoreje në këtë takim përcollën edhe kandidatët për deputetë, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine dhe Julian Zoto.

175643704 800462717265424 2545864675639702024 n

176009957 204605094503054 7431594542066673267 n