Plas grushti në PS e Durrësit, rrihen kandidatët për deputetë, emrat dhe foto

Një përplasje e fortë fizike ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në shtabin e Partisë Socialiste të Durrësit.

Mësohet se në sherr u përfshinë kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin Alban Xhelili dhe Erion Meka. Shkak i konfliktit mes tyre ishte përdorimi i mbështetësve të PS-së për fushatë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi brenda kampit socialist, gjë për të cilën nuk janë kursyer grushtet mes kandidatëve.

Siç duket edhe nga planet e siguruara nga albeu.com, sherri ka nisur në brendësi të ambientit që përdoret nga Partia Socialiste në zonën e Plazhit në Durrës për të vijuar edhe jashtë me shkelma dhe grushte duke bërë që në zonë të mbërrijnë një numër i madh policësh.