Fryma e fitores në Vlorë dhe dy takime mbresëlënëse të Bujar Leskajt

Një javë përpara mbylljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Demokratike dega Vlorë dhe FRPD Vlorë organizuan dy aktivitete mbresëlënëse, të cilat për nga pjesëmarrja, entusiazmi, mesazhet e përçjella mund t’i kenë zili të gjitha partitë politike.

Takimi i parë ishte ai i zhvilluar nga Partia Demokratike me komunitetin e nderuar çam të qytetit të Vlorës, ndërsa aktiviteti tjetër ishte me mbi 700 të rinj e të reja, anëtarë të FRPD dhe jo vetëm.

Të dy aktivitetet kishin një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe impresionuese, e cila dëshmon për Ndryshimin, i cili po vjen.

Në aktivitetin e organizuar në zonën e “Plazhit të vjetër” me rreth 500 qytetarë, anëtarë të PD dhe pjesëtarë të paangazhuar të komunitetit çam u prezantua programi i Partisë Demokratike dhe Ndryshimin, i cili po vjen për Shqipërinë, shqiptarët, për të gjithë.

Venddi i organizimit ishte përzgjedhur në mënyrë simbolike. Në sfaond ishin shtëpi të banorëve të këtij komuniteti, të cilat do të prishen sipas një plani të sektit Rama, i cili synon t’i grabisë për t’ua dhënë oligarkëve.

Ishte impresionuese pjesëmarrja dhe entusiazmi i qytetarëve çamë, të cilët tek Partia Demokratike kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë. E tashmja dhe e ardhmja ngrihen mbi kujtesën, mbi vuajtjet dhe persekutimet e këtij komuniteti.

Ansambli tradicional çam interpretoi vallet e “Osman Takës” dhe “Tumankuqen”, ndërkohë që emocion solli interpretimi i një poezie shumë të ndjerë për Çamërinë.

Përshëndetën kryetari i PDIU për Vlorën, nënkryetari i PD Vlorë Edmond Fetahu.

Në përshëndetjen e tij, kandidati për deputet me origjinë çame, z. Gëzim Ademaj foli për diskriminimin gjeografik të çamëve në Vlorë dhe i ftoi të gjithë anëtarët e komunitetit për të votuar për numrin 9, për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.

“”Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë. I falenderova pjesëmarrësit në këtë takim për entusiazmin, mbështetjen e tyre dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike, si pjesë e koalicionit, i cili në 25 prill do të fitojë për Shqipërinë, do të fitojë për Ndryshimin. Çamëria është ende një plagë e hapur për ta edhe sot pas kaq shumë vitesh.

Qyteti i Vlorës ka pasur me dhjetëra intelektualë nga komuniteti çam, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në jetën, kulturën, arsimin, sportin, shkencën dhe politikën e qytetit tonë. E, pra, kontributi i qytetarëve çamë edhe në këto zgjedhje do të jetë shumë i rëndësishëm për fitoren e Partisë Demokratike, ashtu siç ishte në vitin 1992, 1996, 2005, në të gjitha fitoret tona.”- tha në fjalën e tij Drejtuesi politi i qarkut të Vlorës, z. Bujar Leskaj.

Më pas zoti Leskaj ka bërë një prezantim të gjendjes ekonomike e sociale të qytetit të Vlorës dhe të Shqipërisë. Ai ka folur për varfërinë e ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, për mungesën e perspektivës, për Vlorën e fasadave dhe të thelbit të ndryshkur, për braktisjen masive të Shqipërisë e Vlorës nga rinia. Zoti Leskaj ka folur për diskriminimin, jo vetëm gjeografik, por edhe politik e social, që i është bërë këtij komuniteti të urtë e punëtor nga ana e sektit Rama në këto tetë vite të pushtetit të tyre. Për herë të parë në liustën e PD ka tre përfaqësues nga ky komunitet,- u shpreh ai. Më pas ai ka folur dhe ka shtjelluar pjesë të programit të PD për ekonominë dhe ka ftuar të gjithë anëtarët e komunitetit çam që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre.

Aktiviteti i dytë u organizua në Skelë nga FRPD dega Vlorë. Nën tingujt e muzikës, mbi 700 të rinj e të reja anëtarë të FRPD dhe të rinj të paangazhuar u mblodhën si përgjigje e thirrjes së kryesisë së forumit rinor.

Vlora ushtoi nga thirrjet, entusiazmi, besimi i tyre në fitore. Një entusiazëm që i mbush me shpresë të gjithë për ndryshimin që do të vijë nga rinia në këto zgjedhje. Sepse rinia është në ballë të ndryshimit dhe ndryshimi në radhë të parë bëhet për të.

Aktiviteti u çel nga kryetarja e FRPD, Sara Bodo, e cila falenderoi të rinjtë që do të bëjnë ndryshimin. Kryetari i PD Vlorë, Genc Deromemaj u shpreh me entisiazëm për këtë organizim dhe i ka falenderuar të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë.

Kandidatët për deputetë të listës së PD, Fatjon Veizaj, Atird Hoxha, Arbi Agalliu, Nada Daullja, Nada Meçorapaj, Gëzim Ademaj, Alta Haluci kanë përshëndetur të rinjtë e Forumit dhe të rinjtë vlonjatë dhe kanë theksuar angazhimin e tyre që të jenë zëri i tyre në parlament dhe në qeveri.

“E sotmja kërkon energjinë tuaj! E ardhmja ka fytyrën tuaj! Jemi të gjithë bashkë. Shqipëria kërkon ndryshim! Ne, së bashku, jemi shpresa dhe forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur.

FRPD Vlorë ka qenë shembull i një fushate qytetare, plot ide e shpresë, shembull i një fushate me vizion. Gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës sonë ju keni treguar se jeni me të vërtetë një vlerë e shtuar për Partinë Demokratike e cila lindi prej të rinjve, ëndrrave e dëshirave të tyre.

Përgjatë fushatës keni qenë në ballë të entusiazmit qytetar, duke bindur jo vetëm prindërit tuaj, shokët tuaj, por edhe ne për përgjegjësinë që kemi përpara jush, në mënyrë që ta bëjmë së bashku Shqipërinë më të jetueshme e normale, ta bëjmë europiane, në radhë të parë për ju! Për të ardhmen tuaj!

Unë besoj fuqimisht se ndryshimi do të vijë përmes angazhimit të rinisë, angazhimit tuaj.

Kryetari Basha në programin e tij rinisë i ka dhënë një prioritet të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rinisë jo vetëm në themelimin e PD dhe në ndryshimet e jashtëzakonshme historike të Shqipërisë, por edhe për shpresën që ka PD për rotacionin politik të 25 prillit, si dhe frymën e re në qeverisje nesër.”- është shprehur zoti Bujar Leskaj në fjalën e tij.

Ai ka përcjellë mesazhin për të rinjtë: “Shiheni të ardhmen tuaj në Shqipëri! Shqipëria do të ndryshojë! Partia Demokratike në pushtet do t’i realizojë angazhimet, por edhe ju të kërkoni për gjithë ekipin e PD nesër në pushtet të bëjë realitet Ndryshimin!

Arma jonë në përballjen me të Keqen sot është Vota! Me Votë ndëshkoni të gjithë ata që në këto 8 vite ju kanë tallur e nëpërkëmbur, që ju kanë larguar, ju kanë vrarë shpresën!

Ndëshkoni me votë të gjithë ata që kërcënojnë prindërit e të afërmit tuaj me bukën e gojës! Ndëshkoni me votë ata që në këto tetë vite nuk bënë asgjë për ju e familjet tuaja, përveçse t’i varfëronin për t’u nëpërkëmbur dinjitetin, për t’u blerë votën e për t’i poshtëruar!

Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Do të fitojë me ju e për ju!”

Aktiviteti është mbyllur nën shkëlqimin e fytyrave të të rinjve, gëzimit në sytë e tyre dhe fishekzjarreve që ndriçuan qiellin e Vlorës, si për të paralajmëruar atmosferën e fitores së PD.

3e5e26a8 0872 4ba1 9863 0acf6f608d2c

4cded447 1616 4c99 843d 1606d8fa6ddf

6d92a267 7c0b 45e8 8f34 4919a3a3db7a

81c8ab0c 02bd 4cca 9f89 27e7d0f13c3e

b76b11de 3090 4ee0 839d 90e12ee46689

be72bd4d be54 443c b1d1 2c1beb1acfb7 1

ce0a6595 80d2 4999 9516 43099e22a089 1

f94a24fc 041d 46f6 b946 04f72837bdd2