Demokratët bllokojnë furgonin me ushqime për blerjen e votave në Berat

Kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.

Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video nga momenti kur Alizoti tenton që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Alizoti. Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Në sfond dëgjohen edhe brohërima në kor “Rama ik”.