Mziu: Gratë dhe vajzat janë ato që vuajnë më së shumti pasojat e Rilindjes. Qeveria e 8 viteve ka goditur fort familjen

Pasi u bleu votën, i nënshtroi, i vodhi dhe i varfëroi skajshmërisht. Ekonomia familjare u godit nga rritjet e herë pas hershme të çmimeve, nga tarifat e larta të arsimit, nga mbyllja e shkollave, nga mbyllja e vendeve të punës dhe punësimet e militantëve.

Në këtë takim entuziazmues mori pjesë edhe drejtuesi politik i Qarkut Dibër z. Xhelal Mziu. Në të gjithë Dibrën janë mbyllur mbi 50% e shkollave, janë rritur çmimet e shportës, është rritur çmimi i naftës, janë shtuar abuzimet dhe është vështirësuar gjetja e një vendi pune apo mbajtja e familjes. E gjithë kjo godet fort familjen, por ato që e vuajnë më së shumti janë gratë.

Gratë janë ndjerë më të fyera dhe të denigruara në 8 vitet e Edi Ramës.

Kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit.

Qeveria Basha ka në programin e saj prioritetet për ngritjen dhe fuqizimin e familjes, rritjen e ekonomisë duke ulur çmimet e shportës dhe të naftës. Gruaja do të ketë rol kyç në qeverisjen e pas 25 prillit.

1 188