Puka si kurrë më parë për ndryshimin, Basha: Zgjedhje vendimtare, votoni masivisht numrin 9

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Puka se do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ai shton se qeveria e kryesuar prej tij, do të punojë për njerëzit e thjeshtë të vendit.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Pukë.

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj pukjanë, mirë se ju gjej në Pukën e lashtësisë, në Pukën e traditës, në Pukën e fisnikërisë, në Pukën e punës, në Pukën e ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Në këto ditë të mbushura me takime entuziazmi i njerëzve ndihet kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në qytetet e mëdha dhe të vogla, në fshatrat e Shqipërisë nuri i ndryshimit ka zbritur në fytyrat e njerëzve. Shpresa dhe besimi, emocionet që i kishin harruar janë kthyer përsëri në vatrat tona sepse shqiptarët tashmë e kanë një mundësi, e kanë një zgjidhje me 25 prill të dielën e ardhshme pukjanët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë numrin 9.

Do të votojnë për t’i çelur rrugën Shqipërisë Europiane, Shqipërisë së standardeve, Pukës së punës dhe të dijes dhe e njerëzve të ndershëm dhe punëtorë. 25 prilli vëllezër dhe motra është dita e juaj, nuk është dita e asnjë politikani dhe e asnjë partie politike. Këto zgjedhje nuk bëhen për ne, këto zgjedhje bëhen për ju, për popullin, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Por si asnjëherë tjetër më parë në këto zgjedhje ka një kontrast të madh midis dikujt që 8 vite me radhë e ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. 8 vite me radhë ju ka vënë çdo pukiani e pukjane, çdo shqiptare e shqiptari lakun e mjerimit, lakun e varfërisë, e këtu në Pukë e Fushë-Arrëz edhe lakun e kriminalitetit i cili përfiton e majmet me djersën e ballit të nënave dhe baballarëve pukjanë teksa përzënë në emigracion të rinjtë Pukjanë. Nga ana tjetër është alternativa jonë, alternativa e ndryshimit, alternativa e cila do të punojë që rininë e mrekullueshme të Pukës ta mbajë këtu, ta arsimojmë këtu, ta punësojmë këtu. Me dinjitet t’i martojë e t’i shohim me fëmijët e tyre, zemrat plot e shtëpitë plot, sepse një jetë me sakrifica e juaja nuk mund të shpërblehet me vatrën bosh. Të dashur zonja dhe zotërinj, gjyshe dhe gjyshër, nëna dhe baballarë, programi ynë do ta bëjë të mundur këtë dhe do ta nisim duke e çliruar Pukën nga kriminelët.

Sepse Puka dhe Fushë-Arrëz do të votojë për ndryshimin, Shqipëria do të votojë për ndryshimin, ora e ndryshimit po vjen dhe të gjithë ne kanë kuptuar se nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka fuqi ta ndalë ndryshimin që tani është në zemrat tuaja si vullnet, derdheni me vota në kuti të dielën e ardhshme duke votuar numrin 9. Numrin 9 për të çliruar Pukën, numrin 9 për t’i çliruar familjet shqiptare nga ankthi, nga stresi, nga varfëria, për të kthyer përsëri gëzimin në sytë e prindërve tanë, për të kthyer përsëri gëzimin tek vogëlushët tanë, tek rina jonë përmes punës së ndershme, përmes shfrytëzimit të burimeve të3 jashtëzakonshme nëntokësor të kësaj zone, përmes dinjiteti të fermerit. Fermeri shqiptar, fermeri dhe blegtori pukjan njësoj si vëllai dhe motra e tij në Kosovë do të ketë më qeverinë e ardhshme aleatin e saj me subvencione, me një ndryshim total të zhvillimit infrastrukturor rural dhe me mbështetje për pensionistet dhe pensionistët që kanë shkrirë jetën në punën e vështirë.

Me minatorët dhe minatorët por mbi të gjitha vëmendja jonë do të jetë te një ekonomi e cila rrezaton pozitivitet, te një ekonomi e çliruar nga oligarkia, nga monopolet, nga bandat te një ekonomi e çliruar nga terror shtetëror, te një ekonomi e çliruar nga çmimi i naftës dhe i energjisë, te një ekonomi që punon, prodhon mirëqenie, punë, paga të larta për çdo familje shqiptare. Sepse 25 prilli është dita kur Puka dhe Shqipëria do të vendosin edhe katër vjet të tjera dështime me një qeveri dhe një kryeministër që punon vetëm për veten e tij apo t’ja hapni më derën dështimit? A do të pranoni edhe 4 vjet të tjera dështimin në vatrat tuaja? Në familjet tuaja? T’ju marrë peng fëmijët tuaj. Hapjani pra atëherë zemrat ndryshimit që do të sjellim të gjithë së bashku. Masivisht në kutitë e votimit. Fuqia e votës kjo është. Secili një votë dhe çdo votë ka rëndësi, siç e tha një djalë trim që i doli përpara hijeve të shantazheve që i pret ligji me dorën e hekurt pas 25 prillit.

Një plumb mund ta ndalë një jetë por 100 vota mund ta ndalin një vend dhe të shkatërrojnë mijëra familje, nëse blihen, nëse shiten, nëse nuk hidhen aty ku i duan fëmijët tanë, aty ku i do rinia jonë, aty ku i duan prindërit tanë, për ndryshim, për numrin 9. Dhe kështu do të jetë, kështu do të jetë. Kështu kanë vendosur shqiptarët dhe do ta bëjnë realitet dhe nuk ka forcë ta ndalë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë, nga Korça Në Durrës. 25 prilli është dita juaj, është festa e çlirimit të Pukës, është festa e demokracisë. Pas kësaj, do të jemi prapë bashkë në një rrugë plot sfida, po ku ju garantoj, një, se do jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe dy, se qeveria shqiptare do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit. E prek shpresën dhe entuziazmin, e prek gëzimin tuaj për ndryshimin që mezi po prisni dhe sot, nga Puka ju drejtohem me bindjen më të thellë se ndryshimi i pandalshëm që po vjen është shpëtimi për Pukën, për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët, për familjet tona dhe fëmijët tanë.

Ndaj, ju ftoj ditë e natë, natë e ditë, derë më derë, zemër më zemër, kërkoni votën për ndryshim. Çojini shqiptarët, pukjanë, lezhjanët, sarandjotët, korçarët, tiranasit, në çdo cep të Shqipërisë, në kutitë e votimit. Sepse 25 prilli është dita më e rëndësishme, është dita e zgjedhjeve më historike që nga ardhja e demokracisë, ku ne do të vendosim ose mbetemi dhe 4 vjet të tjera vendnumëro të izoluar nga Europa. Ose hapim, bashkë e hapim derën e Europës, hapim negociatat brenda 100 ditëve të para. Dhe bëjmë të mundur kështu rrugëtimin tinë, rrugëtimin tonë së bashku për çdo shqiptarë, rrugëtimin tonë që nuk ka forcë ta ndalë. Njësoj siç e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s kur askush se besonte, njësoj siç i hoqëm shqiptarëve kularin e vizave dhe ju dhamë dinjitetin dhe mundësinë për të vizituar bijtë e nënave në emigracion. Njësoj bashkë do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Është në dorën tuaj, është në dorën e shqiptarëve ndaj s’ka forcë ta ndalë sepse vendimi është me 25 prill të bëhemi bashkë për ndryshim dhe votojmë numrin 9. Bashkë për ndryshim! Puka fiton! Shqipëria fiton!