Ballina Aktualitet Intervista ndryshe/ Lulzim dhe Aurela Basha rrëfejnë si u njohën, jetën në...

Intervista ndryshe/ Lulzim dhe Aurela Basha rrëfejnë si u njohën, jetën në Holandë dhe pasionet…

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe. Të dy gjimnazistë te Sami Frashëri, kreu demokrat dhe bashkëshortja e tij, rrëfyen se si janë njohur, si kanë shkuar në Holandë për studime.

“Kemi qenë te shkolla “Sami Frashëri” fillimisht në klasa të ndryshme, pastaj klasa ime u shkri dhe unë shkova në të njëjtën klasë ku ishte Aurela”, u shpreh Lulzim Basha, duke folur për vitet e gjimnazit.

Ata rrëfyen se kishin shkuar në Holandë me studime 1 vit pasi mbaruan gjimnazin, falë një projekti të një fondacioni holandez, që mbështeste rininë shqiptare në vitet 1991.

Aurela Basha rrëfeu se ka pasur si hobi hipizmin, ndërsa Lulzim Basha kishte si pasion DJ.

“Kur kam shkuar në Holandë u përballa me një tjetër realitet, pasi unë nuk kam ditur të skuq as një vezë. Mu desh të mësoja të gatuaja, të bëja pazar, pra ishte një eksperiencë krejt e panjohur për mua”, tha Lulzim Basha, duke kujtuar vitet e rinisë.

Lulzim dhe Aurela Basha thanë se nuk kanë bashkëjetuar asnjëherë me njëri-tjetrin, ndërsa shfrytëzonin fundjavat për tu takuar.

“Në vitin 1998-1999 unë shkova në Kosovë për të punuar, ndërsa Aurela qëndroi në Holandë”, tha kreu i PD.

Biseda e plotë në “E diela Shqiptare”

Ardit Gjebrea: Do të kemi sot të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” dy miq që për herë të parë do të rrëfejnë në një studio televizive historinë e lidhjes së tyre. Kryetari i Partisë Demokratike zoti Lulzim Basha! Mirë se erdhe! Mirë se ju gjej!

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!

Ardit Gjebrea: Të nderrojmë rolet për një moment. Do të dëshiroja që ta prezantonit ju gjysmën tuaj.

Lulzim Basha: Bashkëshorten time Aurela Basha.

Ardit Gjebrea: Historia juaj zë fill që nga bankat e shkollës. Në cilën shkollë keni qenë bashkë?

Aurela Basha: Tek “Sami Frashëri”.

Ardit Gjebrea: Në cilin vit?

Lulzim Basha: Vitin e dytë faktikisht, Vitin e parë kemi qenë në klasa të ndryshme dhe në vitin e dytë klasa ime u shkri dhe unë përfundova në klasën ku ishte dhe Aurela nxënëse.

Ardit Gjebrea: Si ishte Luli si nxënës?

Aurela Basha: Ishte më i miri i klasës. Ishte ai që për çdo pyetje, kushdo që kishte një pyetje përgjigjen e kishte Luli.

Ardit Gjebrea: Ndërsa Aurela si ka qenë si nxënëse?

Lulzim Basha: Ka qenë një vajzë që binte në sy. Binte në sy edhe kur nuk isha në klasën e saj. Ishte e veçantë në sjellje, në stilin e flokëve, jo ky që ka tani dhe kishte një mënyrë të komunikuari ndryshe, të themi me aq sa e kujtoj, ne adoleshentë ishim. Aurela është… të dy kemi një pasion për letërsinë, në kuptimin që na pëlqen letërsia. Por ajo që ndoshta nuk dihet se në këtë marrëdhënien tonë në raport me publikun kam dominuar gjithmonë unë për shkak të profilit mediatik që të jep të qenurit në politikë, në shërbimin publik, është që Aurela është ndryshe nga unë, që më në fund kam hedhur në botim një libër por që nuk është libër, është një letër e hapur ndaj shqiptarëve, është një të themi, një përqasje ime ndaj politikës, etj. Nuk është letërsi e mirëfilltë në këtë kuptim, është një letër e hapur ndaj shqiptarëve. Ndryshe nga kjo, ajo që nuk dihet është që Aurela është marrë me letërsi të mirëfilltë, madje është vajza e parë, apo shqiptarja e parë që ka marrë çmimin mbarëkombëtar të poezisë, në 91-shin në Tetovë. Pra, ishte një, domethënë, kur më pyet si e kujton, kjo më vjen ndërmend jo se ky ishte momenti kur ne u njohëm, po kishte diçka poetike, diçka në eter ndryshe, një aureolë rreth saj, siç e ka dhe emrin Aurela.

Ardit Gjebrea: Kur janë dy nxënës të mirë…

Lulzim Basha: Kjo është përshtypja që më pyet pas shumë vitesh, e para dhe e dyta që ne ishim shok të ngushtë, por nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie tjetër.

Ardit Gjebrea: Vetëm shokë atëherë, në gjimnaz. Po 8-vjeçaren më duket se Luli e ke kryer tek “Skëndër Çaçi”. Ka qenë mësuese dhe mamaja juaj.

Lulzim Basha: Po!

Ardit Gjebrea: Ndonjëherë sa bukur duket, por dhe aq e vështirë me përgjegjësi duket që të jesh në një shkollë ku ke dhe mamanë mësuese. Si e mban mend?

Lulzim Basha: Është fakt publik për të gjithë bashkëmoshatarët e mi, qoftë ata që janë më të mëdhenj se unë apo pak më të rinj se unë. Për të gjithë brezin e mësuesve, që ishte në mënyrë më absolute një barrë e dyfishtë. Nëna ime, mamaja që dua ta përshëndes sot, gjithë i kemi në majë të gojës për dashurinë, për nënën dhe që i detyrohemi gjithçka, është  e vështirë të zgjedh fjalë të tjera, po me të vërtetë unë i detyrohem shumë, shumë, shumë nënës time. Ardit, para se të vija këtu, të kam thënë që e kam menduar 10 herë ftesën, sepse natyra ime, domethënë nga njëra anë jam në syrin e publikut gjithë kohën si politikan, po nga ana tjetër jetën private jam përpjekur sa më private.

Ardit Gjebrea: Shiko, e “Diela Shqiptare” është e familjeve shqiptare. Ne e konsiderojmë veten një familje të madhe me mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë. Po pimë një çaj dhe po bisedojmë për familjet tona dhe është bukur kur ke një familje me një histori, një familje të shëndetshme, një familje ku kultivohet dashuria, respekti për njëri-tjetrin dhe shqiptarët jam i sigurt që kanë nevojë që të shikojnë edhe këtë pjesë tuajën për të ditur edhe më shumë rreth jush.

Lulzim Basha: Thelbi i asaj që dua të them është që ajo ka qenë një shtysë e jashtëzakonshme që unë të jepja më të mirën time. Pastaj, pasi mbarova 8-vjeçaren, në gjimnaz natyrisht pastaj erdhi momenti i largimit. Ishte një moment dramatik për familjen sepse u ndamë.

Ardit Gjebrea: Ju ishit shumë të rinj?

Lulzim Basha: Po!

Ardit Gjebrea: Nga sa vjeç ishit kur u larguat për studime në Holandë? Shkuat të dy?

Llulzim Basha: Pas gjimnazit. Një vit pas gjimnazit.

Ardit Gjebrea: Se sot ndodh, por në ato vite nuk është se ka qenë një gjë e përditshme.

Lulzim Basha: I përkasim ndoshta një grupi prej 80 studentësh shqiptarë që studionin jashtë në ato vite. Sot janë 30 mijë që studiojnë anembanë botës. Atëherë ishim , nuk besoj se ishim më shumë sesa 80 apo 90, shumica në Itali dhe në Greqi.

Ardit Gjebrea: Po ju pse pikërisht në Holandë? Se ndodhi që ishit edhe të dy. Ishit shokë akoma apo jo?

Lulzim Basha: Ishim, po.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte ndonjë gjë tjetër?

Lulzim Basha: Si fillim jo.

Aurela Basha: Ne shokë ishim akoma. Është rastësi që kemi shkuar në Holandë, është fat njëherë sepse duhet të jesh në momentin e duhur në vendin e duhur, në moshën e duhur se  po të ishim më të mëdhenj do të kishim filluar universitetin edhe  do ta kishim mbaruar këtu.

Lulzim Basha: Vitin e parë e filluam faktikisht, por ndërkohë qëkur filluam vitin e parë kishim kontakt me një  fondacion holandez, i cili kishte krijuar një marrëdhënie më gjimnazin “Sami Frashëri” dhe kishte për qëllim si shumë organizata atëherë, t’i jepnin shansin rinisë shqiptare që vinte nga vendi më i izoluar i Europës për të rënë në kontakt me rininë europiane. Unë pata fatin të isha i pari në fakt qëkur isha në gjimnaz, shkova për një program 2-javor shkëmbimi me një shkollë të mesme në Amsterdam, liceun e Amsterdamit. Udhëtimi im i parë ka qenë në tetor ne 91-shin.

Ardit Gjebrea: Udhëtimi i parë jashtë shtetit?

Lulzim Basha: Udhëtimi i parë.

Ardit Gjebra: Si t’u duk Amsterdami?

Lulzim Basha: T’u thuash njerëzve sot që shqiptarët e kanë shëtitur botën, e kanë shëtitur Europën të paktën, pothuajse 1 në 3 shqiptarë jeton jashtë vendit është e vështirë t’u shpjegosh, për shembull si mund t’ju shpjegojmë vajzave tona çfarë shoku kulturor ishte të dilje nga Shqipëria e 91-shit? 14 tetor 1991 e mbaj mend si tani dhe meraku im kryesor po jua them tani si 17-vjeçar, ishte që ta mbaja kokën lart sikur s’më bënte përshtypje asgjë, sikur vija nga vendi i mbretërve. Domethënë ajo krenaria e brendshme e shqiptarit kur në fakt nuk kishte  gjë që s’më bënte përshtypje që nga benzinata e parë që pashë pasi dolëm nga rrethimi i aeroportit dhe  gjithçka më bënte përshtypje pasi ishte një botë tjetër.

Ardit Gjebrea: Dhe ju studiuat për?

Lulzim Basha: Drejtësi, juridik.

Ardit Gjebrea: Ndërsa Aurela?

Aurela Basha: Për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike

Ardit Gjebrea: Dhe jetuat aty bashkë?

Aurela Basha: Jo, nuk jetuam bashkë.

Ardit Gjebrea: Domethënë jo  në të njëjtën shtëpi, por në të njëjtin qytet

Aurela Basha: Po si studentë secili jetonte në shtëpinë e vet

Ardit Gjebrea: Kur kuptuat ju që kishte dhe filloi një gjë tjetër përveç shoqërisë? Cili ishte ai moment?

Lulzim Basha: Lë Aurelën të flasë për këtë.

Aurela Basha: E di çfarë, sinqerisht nuk është se është një koment se ngaqë…

Ardit Gjebrea: Erdhi natyrshëm sepse ishit shokë?

Aurela Basha: Po, erdhi natyrshëm.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh ishit shokë ju derisa u lidhët?

Aurela Basha: Po besoj 5 vjet, 6 vjet diçka e tillë. Mbase nga viti i dytë i universitetit. Si me thënë kishim shkuar aty dhe që ishim të dashur pastaj.

Lulzim Basha: Lidhje serioze domethënë.

Aurela Basha: Boyfriend domethënë…

Ardit Gjebrea: E tha më në fund. Thonë që kur shkon jashtë shtetit  njihesh edhe më mirë me njëri-tjetrin

Lulzim Basha: Lidhesh më fot. Gjërat i përjeton më ndryshe.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbuluat  tek njëri-tjetri?

Lulzim Basha: Ardit, ti mos thuaj thonë, sepse ti ke pasur përvojën tënde edhe tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që nuk i ka njerëzit e vet për fat të keq në emigracion. Gjërat i përjeton më fort, gjithçka.

Ardit Gjebra: Çfarë zbuluat ju tek vetja që nuk  dinit më përpara kur shkuat në Holandë? Një gjë.

Aurela Basha: Ne ishim si të gjithë 18, 19 vjeç, kishim jetuar me mamin dhe babin gjithë jetën, edhe shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit edhe mbase si të gjithë ata shqiptarë që vijnë në Tiranë, ama vijnë në Tiranë në konvikte dhe ata janë me mbështetjen e vet. Ne duheshim të përshtateshim me shoqërinë e re, me kulturën e re dhe duhet të kujdeseshim për jetën tonë .

Lulzim Basha: Të shkosh atje 19 vjeç e para e punës ajo që mbaj mend është befasia. Se me thënë të drejtën mirë Aurela se jam i sigurt se ishte mësuar të gatuante dhe të bënte punë shtëpie.

Aurela Basha: Unë isha mësuar të gatuaja vetë në shtëpi

Lulzim Basha: Unë s’bëja punë shtëpie Ardit. Mund të ndihmoja ndonjëherë për ndonjë gjë tim atë apo time më.

Aurela Basha: Jo vetëm ti, por çunat shqiptarë në përgjithësi.

Lulzim Basha: E vërteta është se unë atje shkova si dikush që nuk kishte skuqur ndonjëherë vezë në jetën e tij dhe papritur duhet të kujdesesha për gjithçka. Duhej të administroja një buxhet që ishte bursa, të blija ushqimet, të blija ato gjërat e përditshme. Ndonjëherë bënim dhe një si tip skedul që i binte radha secilit për të gatuar për gjithë shtëpinë.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për gjithë shtëpinë ku jetonin studentët bashkë.

Lulzim Basha: Dhe papritur e gjen veten, duhet të ndërtosh një regjim, një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e babait, të nënës, të të afërme. Je vetëm me njëfarë mënyre dhe duhet t’ia marrësh dorë.

Aurela Basha: I pavarur.

Lulzim Basha: Dikush që s’ka skuqur dy vezë, duhet të bëjë për shembull  spageti me ton dhe me qepē për gjithë shtëpinë e studentëve. Dhe me domate, me salcë domate sigurisht. Që ishte një nga përgatitjet më buxhetore për studentët dhe mendoj për mua personalisht, edhe për Aurelën e për ne që ishim studentë aty, ajo që na lidhi ishte që duke u gjendur në një ambient krejtësisht të pavarur dhe s’mund të bëhesh i pavarur nga dita e parë në ditën e dytë, që u afruam më shumë me njëri tjetrin, që u lidhëm më shumë me njëri tjetrin, shkëmbenim përvoja me njëri tjetrin për të përballuar këtë. Dhe nga njëra anë na bëri më të fortë më të gatshëm për t’u përballur me ato sfidat e jetës rinore, por nga ana tjetër edhe na afroi më shumë me njëri tjetrin dhe filluam të zbulonim gjëra që ndoshta s’i dinim për njeri tjetrin. Kështu nisi.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ju atje në kohën e lirë jeni marrë… Dy aspekte doja të veçoja. Imagjinoni, Aurela hipizëm dhe Luli dixhej. Dy gjëra që i veçoj, sepse keni pasur shumë aktivitete siç thatë dhe ju, jashtë shkollor, por këto të dyja më tërhoqën. Çne hipizmi Aurela?

Aurela Basha: Po kam qenë në shoqatën e studentëve të hipizmin të universitetit dhe e kam bërë me vite. Po më pelqejnë shumë kuajt, kafshët, dhe hipizmi është një sport që veç sportit, anës sportive, të lejon që të kujdesesh, të merresh me kafshën, ta shëtisësh, ta pastrosh. Harxhon shumë kohë në stallë edhe kjo më pëlqente shumë.

Ardit Gjebrea: Po dixhej?

Lulzim Basha: Shiko DJ ёshtё fjalё e madhe. Unё kam pasur njё pasion tё jashtёzakonshёm pёr muzikёn.

Ardit Gjebrea: Me të vёrtet?

Lulzim Basha: Tё jashtёzakonshёm. Ardit ti e mban mend Hit Parade…

Ardit Gjebrea: Sigurisht.

Lulzim Basha: Që jepej tё shtunёn dhe tё dielёn, e jepte radio italiane. Mё duket orari i parё ishte ora 4 dhe pastaj ora 6.

Ardit Gjebrea: Pasdite?

Lulzim Basha: Dhe unё kam filluar ta dёgjoj Hit Parade shumё i vogёl. Mbaj mend, duhet tё ketё qenё 84-85’ me radio Iliria e dёgjonim.

Ardit Gjebrea: Po, po.

Lulzim Basha: Dhe e ndiqja si i çmendur. Madje nё kohёt e para qё fillova ta ndjek, mbaj mend dhe hitet, nё 84’-85’ shkёlqente “Duran Duran” apo “Europe” – “The Final Countdoën, “David Boy”, etj. Kam qenё i marrosur pas muzikёs, muzikёs perёndimore pop. Ja vlente tё themi pёr kёta tё rinj qё nuk e dinё kjo ishte e ndaluar apo jo.

Ardit Gjebrea: Sigurisht!

Lulzim Basha: Pra e gjithё jo se, por ishte e ndaluar. Tani papritur ndodhemi me njё vend qё ishte plot me disko, plot me klube ku muzika luhej lirisht, ku nuk kishte nevojё tё merrje njё kasetё tё Scorpions apo tё Michael Jackson dhe ta dubloje me ato magnetofonët  me dy dhe ta shumёfishoje, ndёrkohё binte cilёsia e muzikёs. Papritur muzika m’u hap si mundёsi dhe unё e kisha shumё qejf diskon. Kam njё shok, kisha dhe kam njё shok, Richardin. Richard-i ёshtё gjysmë Hollandez e gjysmë australian dhe ai ishte DJ i vёrtetё. Afёr kampusit tё Fakultetit Juridik kishte njё disko tё famshme “Ëoolloomooloo”, kёshtu e ka emrin dhe Richardi-i ishte mbreti i “Ëoolloomooloo-sё”. Sigurisht qё ne shkonim, kёrcenim nё orёt e vona, tё gjitha ato kёngё tё bukura qё deri para disa vitesh ishin tё ndaluara dhe mua… Mendoj qё dashuria pёr muzikёn qё mё kishte nisur me Hit Parades tё radios italiane, m’u kthye nё njё kuriozitet tё madh se si funksiononte kjo gjё. Qё kёshtu mёsova pёrmes tij tё…

Ardit Gjebrea: Aurela ishte prezente?

Lulzim Basha: Nё disa raste.

Lulzim Basha: Adrenalina qё tё jep. Gjёrat kanё ndryshuar sot, kanё ndryshuar shumё. Pajisjet janё dixhitalizuar, aksesi ёshtё dixhitalizuar. Atёhere ishte me pllaka dhe donte njёfarё mjeshtёrie. Nuk dua tё fyej DJ sot. Sot ёshtё kthyer nё një art mё vete; ёshtё njё zhaner mё vete, siç e di vetё. Nuk ёshtё se ne bёnim miksazh, ne thjesht zgjidhnim kёngёt dhe mua siç ta merr mendja, siç mund ta marrë mendja, dora mё shkonte gjithmonё tek hitet e viteve 80-90’.

Ardit Gjebrea: Me Aurelёn marrёdhёnia si vazhdoi? Si vazhduat ju tё dy? Sepse ju keni bashkёjetuar nё Tiranё, nё Hollandё jo.

Aurela Basha: Po, Tirana ёshtё vendi i parё qё…

Ardit Gjebrea: Sepse, a u lidhët qё nё Hollandё?

Aurela Basha: Ishim tё dashur nё Hollandё.

Ardit Gjebrea: Po, por pse nuk jetonit bashkё?

Lulzim Basha: Po sepse secili kishte shtёpinё e vet, dhomёn e vet tё studentit. Shoqёrinё e vet. Kjo ishte nё fakultet tjetёr, unё nё fakultet tjetёr. Shoqёria e shtёpisё, shoqёria e fakultetit , brenda fakultetit kishte si domethёnё ndarje dhe nёn-ndarje tё cilat nga njёra anё tё jepnin mundёsinё tё ndiqje njё pasion, njё hobby. Por nga ana tjetёr atje domethёnё jeta studentore ёshtё shumё e organizuar nё mёnyrё shumё tё… hobby im dhe shkoj sa herё tё dua. Ka kalendar pёr gjithçka. Kёshtu qё jeta sociale ishte shumё angazhuese .

Aurela Basha: Nё ëeekend takohesh me tё dashurin apo jo?!

Lulzim basha: Por dhe gjatё javёs jemi takuar. Mё fal tё themi tё vёrtetёn. Po nuk ёshtё se ishte diçka, domethënë që nuk kemi bashkëjetuar.

Aurela Basha: Jo, jo asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Si i kalonit momentet e bukura bashkë atje?

Lulzim Basha: Një nga gjërat që kemi bërë goxha me frekuencë ka qënë kinematografia. Për shembull, mbaj mend që premierat e filmave perëndimorë nuk mungonin, të paktën nga periudha 94-95 derisa unë u largova drejt Kosovës, fillova punë në Kosovë…

Ardit Gjebrea: Dhe Aurela mbeti në Holandë.

Lulzim Basha: Premierën e asnjë filmi perëndimor

Ardit Gjebrea: U largove në Kosovë dhe Aurela mbeti në Holandë.

Lulzim Basha: Po se punonte, punonte në Amsterdam

Ardit Gjebrea: Si ja bënit larg njëri tjetrit?

Aurela Basha: A e di çfarë se të dy ishim të rinj, mbas shkollës. Për Lulin puna ishte në Kosovë, unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. Kemi qenë 5-6 vjet në dy vende të ndryshme, deri ne vitin 2005 që u kthyem.

Ardit Gjebrea: Si frekuentoheshit? Si lidheshit?

Lulzim Basha: Udhëtonim. Edhe Aurela vinte në Kosovë, edhe unë shkoja. Ishte një periudhë leje që jepte OKB-ja, jepte një leje çdo 3 muaj për shkak të vështirësive në punë dhe  e ndanim kohën midis… unë shkoja në Utreht, Aurela vinte në Prishtinë. Takoheshim në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ka patur ndonjë luhatje mes jush, ndonjë tundim?

Aurela Basha: Nga largësia?

Ardit Gjebrea: Po.

Aurela Basha: Po normal, po.

Lulzim Basha: Largësia bën të vetën dhe në kuptimin pozitiv dhe në kuptimin negativ.

Ardit Gjebrea: Sigurisht.

Lulzim Basha: Se është ajo shprehja largë syve larg zemrës, por është dhe ajo shprehja tjetër, kur të merr malli…

Aurela Basha: Largësi dhe pranë zemrës thonë francezët.

Lulzim Basha: Francezët thonë largësi dhe pranë zemrës?

Aurela Basha: Po.

Lulzim Basha: Se kanë dhe aq keq.

Ardit Gjebrea: Shiko unë do të, për një moment do të ftoja 2 miq, që të cilët i kemi ftuar sot në program, sepse doja që të konkretizonim disa nga momentet e bukura tuaja. Dhe kemi këngëtarin Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Përshëndetje, kemi marrë disa informacione për këngët tuaja dhe do të doja të thoni se çfarë kujtoni nga kjo këngë. Jemi gati? Forca. Çfarë ju kujton kjo këngë?

Lulzim Basha: Kjo është kënga e preferuar e Aurelës dhe e një shoqes sonë të përbashkët.

Aurela Basha: Partyt në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Partyt në gjimnaz?

Aurela Basha: Po festat, ekskursionet.

Ardit Gjebrea: Ju kujtojnë rininë dhe kjo ka qenë kënga juaj.

Lulzim Basha: Mbrëmjet, mos harrojmë mbrëmjet që shkonim në shtëpinë e dikujt, vinim kasetat dhe kërcenim më njëri tjetrin këngën “Total eclips of the heart”.

Ardit Gjebrea: Pra, kënga e preferuar e Aurelës. Po një këngë tjetër?

(Fillon pjesa muzikore)…

Lulzim Basha: Renis je i madh. Një njeri i vetëm, me ndihmën e Ermalit sigurisht të arrish të kapësh një nga këngët më të bukura të Pia Zadora dhe Jermaine Jackson me tekstin ‘Ëhen the rain begins to fall’. Pa pikë diskutimi, një ndër tre-katër këngët më të bukura për mua, sukses i jashtëzakonshëm kur i luaja, është dhe kënga jonë e preferuar.

Ardit Gjebrea: Dhe kënga e të dyve pra, le ta themi kënga e të dyve. Në top listën tuaj u përkëdhela shumë kur mora vesh që është edhe një këngë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit Renis! Faleminderit!

Renis Gjoka, Ermal Meta: Faleminderit! Shumë faleminderit.

Aurela Basha: Ky është himn Ardit i viteve 90-të .Edhe ne jemi nga…

Lulzim Basha: Është shumë më shumë se kaq.Ky është një himn, është himn. Njëherë, t’i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion, sesa ky himn që ka emrin e tij. E dyta, të them që me gjithë çfarë na pyet dhe se si i ke përjetuar gjërat e të tjerë e të tjerë, asgjë nuk i shpreh më shumë gjërat sesa kjo këngë. Kënga Ardit, teksti dhe muzika, të dyja bashkë. Mjafton të dëgjosh këtë dhe e kupton, e ndien atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë, që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt perëndimit, shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim, kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë, apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Por mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu, kësaj radhe më ka rrënqethur si asnjë herë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Lulzim Basha: Dhe ka një arsye tjetër, në qoftë se mund ta them dhe këtë, sepse do s’do, megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapë krijove një skenë intime me pyetjet që na bëre, na ktheve, më ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Domethënë, gërrmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe pastaj  luan “Jon”. Dhe kur e dëgjonim këtë këngë, kur ishim atje, domethënë emocionet janë të pa … , këtë moment e kam të vështirë t’i shpreh me fjalë. Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është që unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë. Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra t’i drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve, por për të qenë krenarë, për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend. Kaq, se nuk dua të… E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales, sepse realisht më emocionove shumë me këtë këngë.

Ardit Gjebrea: Në fakt, kur u takuam me Aurelën para ca ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po, më tha mua. Dhe tani e pashë.

Lulzim Basha: Nuk e pe, sepse e fsheha.

Ardit Gjebrea: Jemi rikthyer në pjesën e dytë të programit “Gjysma Ime” dhe jemi sot me kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha dhe Aurelën, bashkëshorten, në këtë moment në këtë bisedë kaq të ngrohtë, kaq të këndshme dhe do flasim pak për dasmën.

Lulzim Basha: Dhe emocionuese.

Ardit Gjebrea: Dhe emocionuese. Do të flasim pak, përpara se të mbërrijmë tek dasma, ju ia kërkuat dorën në shtëpi Aurelës siç ishte tradita e asaj kohe, apo jo?

Lulzim Basha: Më fal, se duhet të flasim edhe për dasmën këtu, apo jo?

Ardit Gjebrea: Po tani edhe pa, edhe pak.

Lulzim Basha: Po.

Ardit Gjebrea: Ja kërkuat dorën?

Lulzim Basha: Padiskutim që po!

Ardit Gjebrea: Kur ndodhi?

Lulzim Basha: Madje jua them sesi ka ndodhur.

Ardit Gjebrea: Po.

Lulzim Basha: Sepse është një moment i veçantë, prekës për mua, daja ime që u nda nga jeta në shtator.

Ardit Gjebrea: Tani

Lulzim Basha: Po. Kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën, ç’ është e vertëta. Aurela jetonte dhe punonte në Hollandë. Unë jetoja dhe punoja në Prishtinë Kosovë, nga prej vijnë me origjinë edhe nëna, ka lindur në Tiranë por të dy prindërit vijnë nga Kosova. Kanë ardhur në Shqipëri në vitet 20 nga Kosova dhe sigurisht që vjen një moment që babai më kujtoi se ishte martuar 27 vjeç etj etj, dhe i thashë: po tani ne kemi një marrëdhënje shumë të mirë bashkë, ti në Kosovë, ajo në Hollandë, ne nuk jemi aq të rinj sa etj etj dhe i them ok dakord, bëj një bisedë me Aurelën dhe Aurela thotë, unë e konsideroj që ne jemi bashkë, por në qoftë se kjo është e rëndësishme me sa duket…

Ardit Gjebrea: Duhet bërë ky hap

Lulzim Basha: Është e rëndësishme dhe në qoftë se duhet bërë, familja do ta bëjë ashtu siç duhet. Ka një traditë në familjen tonë, në fakt s’është vetëm në familjen tonë është një traditë e atyre trevave për dorën çohet daja. Shkoj e i them dajës tim, i them dajë erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën.

Ardit Gjebrea: A jo me prindërit, me dajën?

Lulzim Basha: Marrim rrugën, shtëpitë tona janë në të njëjtën rrugë, shtëpia e prindërve me shtëpinë e dajës dhe shkojmë në këmbë tek banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakisht për të formalizuar domethënë, për t’i kërkuar dorën pas një marrëdhënie shumëvjeçare, sigurisht ne ishim të njohur, kishim miqësi me familjet e njëri tjetrit, ishte një moment tipik formal, kur e kujtoj them me vete ndoshta jam shqiptari i fundit që ka çuar dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.

Ardit Gjebrea: Po në dasmë, si e mbani mend dasmën, me shumë njerëz, me pak njerëz

Aurela Basha: Me shumë njerëz.

Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.

Aurela Basha: Ne dasmën e kemi bërë në Tiranë.

Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.

Ardit Gjebrea: Dhe Aurela erdhi nga Hollanda?

Lulzim Basha: Po!

Ardit Gjebrea: Ndërsa ju nga Kosova?

Lulzim Basha: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe erdhët dhe bëtë dasmën?

Lulzim Basha: Po!

Ardit Gjebrea: Kush u kujdes për dasmën?

Aurela Basha: E kishe më afër, ishe më afër…

Lulzim Basha: E para kjo, e dyta të themi atë që është domethënëse, ishte një moment i veçantë për familjen time. Jemi që jemi po i themi ca gjëra. Unë kam lindur pas 10 vjetësh martesë të prindërve të mi dhe disa përpara meje nuk ia kanë dalë të mbijetojnë, ndërkohë që jam djali i madh i djalit të madh të djalit të madh të djalit të madh me sa mbahet mend. Familjet shqiptare kanë qenë tradicionalisht të mëdha, pra një farë mase kam qenë edhe në qendër të vëmendjes, nuk po them i përkëdheluri, po ka pasut një vëmendje të veçantë ndaj meje dhe këtë e ndjeja, e ndjeja nga xhaxhallarët, nga dajat, hallat, tezet dhe nga kushërinjtë e mi të parë, fëmijët e tyre. Kështu që për ta, për prindërit, për gjyshen që ishte gjallë, ishte një moment i veçantë martesa ime, nuk ishte diçka që donin ta kalonin. Nga ana tjetër ne ishim në rrethana po kështu të veçantë, Aurela jetonte dhe punonte në Hollandë, unë jetoja në Kosovë, kishim krijuar rrethe miqësore shumë të gjera dhe nuk mund të linim dhe ata pa i ftuar. Dy familje të mëdha tradicionale shqiptare, familja e saj nga nëna dhe nga babai, familja ime nga nëna dhe nga babai dhe një rreth shoqëror që në qoftë se nuk gabohem, në fund na kanë dal 120 shokë që na kanë ardhur, të huaj, nga Hollanda, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Kosova një pjesë prej tyre, sigurisht edhe miq të Kosovës, shqiptarë të Kosovës, pra mund të kemi qenë në total, pritja mund të ketë kaluar 600-700 veta, darka 400+.

Aurela Basha: Dasmë shumë e madhe!

Ardit Gjebrea: Darka?!

Lulzim Basha: Kjo është e bukur! Besoj, ka qenë dasma e fundit tek hotel “Dajti”.

Aurela: E fundit, po.

Ardit Gjebrea: Në Tiranë.

Lulzim Basha: “Dajti” kishte mbaruar si hotel, qëndronte vetëm si godinë dhe mbaj mend kur jam futur brenda, ajo ka qenë një sallë shumë e bukur. Një sallë e lartë, me ..

Ardit Gjebrea: Me llambadarë.

Lulzim Basha: me llambadarë kristali, me parket, me dritare të mëdha…

Aurela Basha: Me pasqyra.

Ardit Gjebrea: Me dyer të mëdha.

Lulzim Basha: Me dyer të mëdha. Po vetëm kjo kishte mbetur, Ardit, dhe një kuzhinë pothuajse e rrënuar, kështu që m’u desh bashkë me familje e shoqëri të merrnim të gjitha masat që ta kthenim në gjendje për të patur mbrëmjen tonë të dasmës. 8 Maj 2004.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ju dasmën e bëtë por Aurela, ju nuk jetonit bashkë?

Lulzim Basha: Jo.

Aurela Basha: Jo, nuk jetonim bashkë. Pas dasmës, edhe për një vit e gjysmë, jo.

Lulzim Basha: Edhe për një vit e gjysmë, jo.

Aurela Basha: Unë shkova në Hollandë, edhe Luli u kthye në Kosovë.

Ardit Gjebrea: Dhe ti u ktheve prapë në Hollandë?

Aurela Basha: Po, u ktheva prapë.

Ardit Gjebrea: Vazhdonit larg?

Aurela Basha: Po, vazhdonim.

Ardit Gjebrea: Në cilin moment u ktheve dhe filluat të jetonit bashkë?

Aurela Basha: Në 2005, po. Pas zgjedhjeve. Erdha për zgjedhjet, para zgjedhjeve, disa muaj, që bëmë fushatë, këtu në Tiranë te njësia 7 dhe pastaj pas zgjedhjeve, u bëmë të dy, në një shtëpi, në një shtet bashkë.

Ardit Gjebrea: Cilat ishin vështirësitë e bashkëjetesës? Ishte ashtu siç e mendove, Aurela?

Aurela BashA: E di çfarë është interesante që thua sepse vërtetë u bëmë bashkë në një shtëpi, por Luli, pas fitores, u bë deputet, u bë ministër dhe ishte gjithë kohën i ikur nga shtëpia. Isha prapë vetëm.

Lulzim Basha: Bashkëjetesa mbetet një synim i përditshëm i yni. Koha që kalojmë bashkë është për fat të keq, shumë e pakët, në raport me atë që mund të përfytyrojë një çift normal. Edhe politika, siç duhet të jetë, edhe si përjetim, edhe si shërbim ndaj njerëzve, nuk është profesion. Është mision. Është 24 orë dhe kjo padiskutim të imponon disa kufizime goxha të mëdha në jetën private, dhe në veçanti, në raport me familjen.

Ardit Gjebrea: A nuk e ndjeni ndonjëherë që edhe familja është mision dhe duhet t’i japësh dhe kohën e duhur, se ndonjëherë ju zë rutina e punës, takime, gjithçka tjetër dhe aty është një bashkëshorte, janë dy vajza?

Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi!

Aurela Basha: Po, Lulin, e zë ajo! Unë jam gjithë kohën në shtëpi.

Ardit Gjebrea: E di, po për Lulin po flas! Një moment reflektimi, sidomos në këto ditë, kur isha në shtëpi dhe ishte COVID-i, aty kuptova se sa pak kohë i japim ne shpeshherë familjes dhe thua që “Jo!”. Kur të rikthehem në punë, do t’i jap pak më shumë kohë familjes. Përshëndetemi dhe harrojmë dhe përsëri na merr rutina e punës.

Aurela Basha: E di çfarë? E kemi biseduar këtë dhe me vajzat, se Dafina tani është 14 vjeç e gjysëm, është adoleshente, Viktoria është….

Ardit Gjebrea: Nuk thonë ato “babi” pavarësisht se janë mësuar?

Aurela Basha: Po, ato janë mësuar por megjithatë e thonë. Si i kemi mësuar, si u kam thënë vajzave është që “Babi ka këtë detyrë dhe është një shërbim publik dhe është gjithë kohën në punë!” Dhe për festa apo ndonjë gjë tjetër, nuk është dhe si babi ka shumë profesione, ku babai ose edhe nëna është gjithë kohën i ikur. Janë doktorët që bëjnë roje, janë…

Lulzim Basha: Po, ua ka thënë. Viktorias, për shembull, shëron njerëz…

Aurela Basha: Oficerë, ushtarakë, që janë me misione, që shkojnë në Afganistan, në Irak, në vende të tjera. Ka shumë profesione ku njëri nga prindërit është gjithmonë i ikur…

Lulzim Basha: Vajzës së vogël ia ka shpjeguar Aurela. Ndërsa unë mbaj mend këtë episod me Dafinën kur ka qenë 4 ose 5 vjeç, edhe po ecnim për dore bregut të detit, në Qertrt. Një 4 vjeçare shumë e bukur, bardhoshe dhe unë vdisja të kaloja kohë me të. Duhet të ketë qenë korrik, gusht se ishin muaj vere dhe kalonin. Ne ishim në qeveri, kalonin dhe sigurisht na ndalonin njerëzit, pavarësisht se unë përpiqesha që mos të na ndalonin, edhe i puthnin faqet se i kishte shumë të mira dhe shumë të ëmbla.

Aurela Basha: I kishte shumë të mira

Lulzim Basha: Dhe kjo mërzitej, dhe e kuptoja që bëhej tim ide dhe një moment më thotë : “Ba, hajde ikim se u mërzita se gjithë këta njerëz”. “Po pse moj babë” – i thashë unë, “se këta të vijnë të puthin faqet ty se ti je kaq e bukur, kaq e mirë”.  “Jo –tha- Këta më puthin në faqe se ti je i famshëm.” Më goditi në zemër që një 4 apo 5 vjeçare të të thotë këto. Do të thotë që e ka perceptuar këtë dhe në atë moment thashë ky është momenti, apo shpejt do të vijë momenti të ulem me gocën time, se vetëm Dafinën kishim atëherë, dhe ti flas pas, të fillojë të kuptojë sepse këto janë vite kur formohet karakteri i njeriut sepse në qoftë se kjo në këtë moshë 4 vjeç, 5 vjeç më thotë mua më trajtojnë të tillë sepse jam goca jote dhe ti je i famshëm ka ardh koha, sado që duket paradoks, që t’i shpjegosh diçka me çfarë merret babai jot. Jam ulur, ndoshta jo menjëherë pas kësaj ngjarje. Ngjarjen ia thashë Aurelës. Isha shumë i mërzitur kur ma tha, mbeta se nuk e prisja nga në 4 vjeçare të ma thoshte që e kishte zhvilluar këtë vetëdije. Se ç’është e vërteta, ne i kemi mbajtur larg politikës, shumë larg në kuptimin që shumë më larg mendoj sesa shumë fëmijë politikanësh që njohim të dy kahet

Aurela Basha: Që të kenë një jetë sa më normale, si gjithë të tjerët.

Lulzim Basha: Që t’i bënim të ndjeheshin sa më normalë, sa më…dhe më është dashur të ulem me të dhe ti them që shiko që kjo që bëj unë është diçka që ka lidhje me…si t’ia shpjegoja tani një fëmije? Unë kam mundësinë që të ndihmoj, të bëjmë disa gjëra. Se më tha pastaj. Gjëja tjetër që më tha është: “Ti nuk rri me mua mjaftueshëm siçrrinë të tjerët”.  Domethënë kishte filluar ta ndjente mungesën. Aurela ka bërë punën e saj padiskutim. Prania e saj, mënyra se si i shpjegon gjërat është e paszëvëndësueshme. Do ishte  e pazëvëndësueshme edhe sikur unë të kisha një punë tjetër. U ula dhe i thashë shiko kjo është një punë që unë mund të bëj gjëra që ndihmojnë të tjerët. Si i ndihmojnë? Po jaa i thashë, fëmijët që nuk kanë kaq shumë lodra sa ke ti, që të kenë edhe ato lodra. Për shrmbull- i thashë- ka edhe fëmijë që kanë probleme me ushqimin. Pse? – më tha. Pse nuk i duan prindërit? Jo, – i thashë- i duan prindërit por ndonjë nga prindërit nuk ka punë dhe duhet ti gjejmë punë, e kështu. Domethënë, ne përpiqemi që t’i ndihmojmë. T’ia shpjegoja tani asaj se çfarë ishte puna ime. Nuk është gjë e lehtë t’ia shpjegosh një 5 apo 6 vjeçarejë. Pra reagimi i parë ishte prekës. Më erdhi në mëngjes dhe më solli një gjirafë, se tani e kujtoj. Më solli një gjirafë dhe tha:  ja ta solla, çoja dikujt që nuk ka lodra. Okej- i thashë. Pastaj, mbaj mend që ishte koha e përmbytjeve dhe më thoshte po ata fëmijët kanë ngeluur të rrethuar nga uji, çfarë po bën për ti ndihmuar, etj etj. Dhe kjo ishte kur ishte akoma e vogël. Tani që është…Dafina është 14 e gjysëm dhe e vogla mbush 10 vjeç në korrik.

Ardit Gjebrea: Viktoria.

Lulzim Basha: E vogla zakonisht kupton,..fëmija i dytë kupton edhe më shpejt, edhe më shumë për shkak të fëmijës së madh. Tek ato kam gjetur mirëkuptim dhe mbështetje dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë për mua sesa kjo gjë.

Ardit Gjebrea: Unë uroj një gjë që besoj do të dakordësohemi, që të vijë ajo ditë që Dafina të thotë të kundërtën ose ju të ndjeni të kundërtën, që të thonë është babi i Dafinës dhe i Viktorias.

Lulzim Basha: Mezi e pres atë ditë.

Ardit Gjebrea: Mezi e presim, kur fëmijët të kalojnë dhe të bëhen ata që të themi.. ne të krenohemi me ta. Për të zbuluar dhe disa gjëra të vogla, do të doja të bënim dhe një lojë nëse mundet. Do t’ju sjellim dy tabela.

Lulzim Basha: Kemi kohë pa bërë lojra.

Ardit Gjebrea: Po sidomos në këtë kohë fushate do të ishte gjëja më funny dhe më argëtuese dhe për ju. Atëhere, unë do ju bëj një pyetje dhe thjeshtë ju do thoni, domethënë, unë ose Aurela. Jemi gati?

Lulzim Basha: Do ngremë tabelën apo do ta themi?

Ardit Gjebrea: Do ngremë tabelën. Kush i thotë më shumë njëri tjetrit kujdes? Kush nga ju të dy nuk e pranon lehtësisht humbjen? Kush është opozita në familjen tuaj?

Lulzim Basha: Opozita? Çfarë opozite?

Ardit Gjebrea: Në familje, kush bën opozitë për një gjë? Nga ju të dy për shembull. Merr një vendim dhe jo. Kush thotë më shumë jo?

Lulzim Basha: Unë them që një nga gjërat me të cilat unë ndihem i bekuar, shpresoj dhe ime shoqe është që ne i bëjmë opozitë jashtëzakonisht efektive njëri tjetrit. Rrahja e mendimit dhe opozita.. Nuk bëhet fjalë këtu për çështje politike apo vetëm për çështje politike?

Ardit Gjebrea: Jo.

Lulzim Basha:  Besoj që jemi mjeshtra të dy.

Ardit Gjebrea: Kush i krijon aleancat në familje, me fëmijët apo me prindërit tuaj?

Lulzim Basha: Aurela.

Ardit Gjebrea: Po me prindërit, me vjehrrin, me vjehrën? Kush i thotë tjetrit më shumë, po si nuk ndryshove njëher? Kush i merr më shumë vjehrit në telefon? Kur jeni larg, kush e ndjen më shumë mungesën e tjetrit? Dhe kush e përkëdhel më shumë tjetrin? Kush nuk duron dot dhe i ngrihen nervat më shpejt? Po kush zbutet më shpejt pas zënkës?Kush është më llupës nga ju të dy?

Aurela Basha: Nuk jemi ne llupësa.

Lulzim Basha: Në kuptimin e konsumit nuk asnjëri prej nesh nuk shquhet për sasi. Po kush ha më pak?! Aurela ha më pak.

Kush gatuan më mirë nga ju të dy?

Kush e mban kupën e humorit në familje, nga ju të dy?

Po të kërcimit?

Ardit Gjebrea: Kush thotë vajzat janë kopja ime?

Lulzim Basha: E kemi ndarë këtë punë. E madhja është kopja ime. E vogla  është kopja e kësaj.

Ardit Gjebrea: Dhe pyetja e fundit. Kush e ka dashur gjithmonë një djalë?

Lulzim Basha: Të dy por unë do isha i lumtur edhe me një vajzë të tretë.

Ardit Gjebrea: Në eksperiencën time mundet.

Lulzim Basha: Madje me eksperiencën e familjeve tona, të prindërve tanë  jemi shumë mbrapa.

Ardit Gjebrea: Unë ju falenderoj pafund që ishit sot në programin “E Diela Shqiptare”.Ju jam mirënjohës vërtet që ndamë disa gjëra bashkë. Mu duk vetja sikur ishim në një sallon  dhe nuk na dëgjoi askush.

Lulzim Basha: S’ma mori mendja kurrë e para e punës që mezi mu mbush mendja të vija këtu. E dyta, një bisedë private pastaj bisedë private dhe këtë auditor  me njerëz këtu por që na pritën që nga momenti i parë faleminderit. Na e bëtë të mundur. Le të shpresojmë që  nuk do ma kthesh në zakon sepse unë mendoj që politikanët duhet të jenë sa më privatë me jetën private dhe sa më të përgjegjshëm me publiken.

Aurela Basha: Faleminderit shumë Ardit!

Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një herë të parë kanë thënë por nuk dihet për të dytën apo për të tretën, ndërkohë ne e mbyllim këtu dhe tashmë librat tuaja i kemi gati për tua dhënë spektarorëve të cilët mezi presin.

Faleminderit juve!

Exit mobile version