Basha: Java e sprintit vendimtar drejt ndryshimit të madh

Lulzim Basha pasditen e sotme u ndal në Fushë-Arrëz, ku u prit me brohoritje nga qytetarët. Kryedemokrati u tha qytetarëve që Shqipëria ka nevojë për ndryshim prandaj u kërkoi që javën e ardhshme në datë 25 prill të votojnë PD-në, që është numri 9 në fletën e votimit.

“Sot nga Fushë-Arrëzi, vëllezër dhe motra është në dorën tuaj ndryshimi, do të bëhet realitet duke votuar javën tjetër numrin 9. Vota juaj do të bëjë të mundur që Shqipëria të mos mbetet më peng i dëshirave, i mllefeve, peng i tekave të një njeriu të vetëm, që ka sjellë vetëm dështime këto 8 vite të gjata.

Mesazhi në këtë zemër të maleve, me këtë pjesëmarrje të paparë dhe pa dëgjuar dëgjohet në të gjithë Shqipërinë, në 25 prill është koha për t’u ndarë me Ramën dhe dështimet e tij. E diela e ardhshme ti gjejë kutitë e votimit plot me shprehjen e vendimit tuaj, që e shprehni sot në këtë shesh dhe që e kam dëgjuar nga Saranda në Tropojë.

Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do të dalin masivisht si kurrë më parë. Kjo është java e sprintit drejt ndryshimit” tha ai.