Meta për patronazhistët: Sistem si gestapo me fuksa

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur ndër të tjera edhe për sistemin e patronazhimit që përdor PS-ja. Meta theksoi se për këtë skemë skandaloze dikush duhet të ishte në burg, duke shtuar se patronazhistët janë fuksa, që kanë instaluar sistemin e Gestapos.

“Janë fuksa që ka njohur populli shqiptar për 50 vjet gjatë regjimit të kaluar. Shumë shpejt do keni prova pse ky është sistemi i Gestapos, për të dhunuar ata që kanë mendim ndryshe apo që janë përkrahës të opozitës apo mendimeve opozitare në publik, për çdo postim që bëjnë.

Personi shikohet se çfarë postimi bën. Është skemë skandaloze. Duhet të kishte shumë arrestime për këtë skandal. Vetëm përmes votës do zhbllokojmë integrimin e vendit”, u shpreh Meta.