Bardhi: Bandat janë përfshirë në zgjedhje për llogari të Taulant Ballës, po shantazhojnë e blejnë vota në Elbasan

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi tha se, elementë të krimit të organizuar janë të përfshirë në mënyrë aktive në Elbasan, duke mbështetur Taulant Ballën e PS.

“Bandat janë të përfshirë në zgjedhje, kemi fakte publike dhe nga institucione ligjzbatuese përfshirë SHISH, që elementë krimit të organizuar janë të angazhuar për PS-në dhe Taulant Ballën, për të shantazhuar qytetarë dhe për të blerë vota”, tha Bardhi, në një intervistë televizive.

“Unë dhe ekipi im jemi angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe këtë jemi vendosur ta bëjmë me çdo kosto”, shtoi ai.

Bardhi paralajmëroi se individë të angazhuar në shantazhe dhe blerje votash do të përfundojnë në burg.