Vlora ushton nga ovacionet dhe entuziazmi i mbi 700 të rinjve dhe të rejave

Nën tingujt e muzikës, mbi 700 të rinj e të reja anëtarë të FRPD dhe të rinj të paangazhuar u mblodhën si përgjigje e thirrjes së kryesisë së forumit rinor. Vlora ushtoi nga thirrjet, entuziazmi, besimi i tyre në fitore. Një entuziazëm që i mbush me shpresë të gjithë për ndryshimin që do të vijë nga rinia në këto zgjedhje. Sepse rinia është në ballë të ndryshimit dhe ndryshimi në radhë të parë bëhet për të.

Aktiviteti u çel nga kryetarja e FRPD, Sara Bodo, e cila falënderoi të rinjtë që do të bëjnë ndryshimin. Kryetari i PD Vlorë, Genc Deromemaj u shpreh me entuziazëm për këtë organizim dhe i ka falënderuar të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë. Kandidatët për deputetë të listës së PD, Fatjon Veizaj, Atird Hoxha, Arbi Agalliu, Nada Daullja, Nada Meçorapaj, Gëzim Ademaj, Alta Haluci kanë përshëndetur të rinjtë e Forumit dhe të rinjtë vlonjatë dhe kanë theksuar angazhimin e tyre që të jenë zëri i tyre në parlament dhe në qeveri.

I impresionuar nga pjesëmarrja e tyre në fjalën time përshëndetëse theksova: “E sotmja kërkon energjinë tuaj! E ardhmja ka fytyrën tuaj! Jemi të gjithë bashkë. Shqipëria kërkon ndryshim! Ne, së bashku, jemi shpresa dhe forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur.

FRPD Vlorë ka qenë shembull i një fushate qytetare, plot ide e shpresë, shembull i një fushate me vizion. Gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës sonë ju keni treguar se jeni me të vërtetë një vlerë e shtuar për Partinë Demokratike e cila lindi prej të rinjve, ëndrrave e dëshirave të tyre.

Përgjatë fushatës keni qenë në ballë të entusiazmit qytetar, duke bindur jo vetëm prindërit tuaj, shokët tuaj, por edhe ne për përgjegjësinë që kemi përpara jush, në mënyrë që ta bëjmë së bashku Shqipërinë më të jetueshme e normale, ta bëjmë europiane, në radhë të parë për ju! Për të ardhmen tuaj!

Unë besoj fuqimisht se NDRYSHIMI do të vijë përmes angazhimit të rinisë, angazhimit tuaj.

Kryetari Basha në programin e tij rinisë i ka dhënë një prioritet të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rinisë jo vetëm në themelimin e PD dhe në ndryshimet e jashtëzakonshme historike të Shqipërisë, por edhe për shpresën që ka PD për rotacionin politik të 25 prillit, si dhe frymën e re në qeverisje nesër.”

U përcolla të rinjve mesazhin: “Shiheni të ardhmen tuaj në Shqipëri! Shqipëria do të ndryshojë! Partia Demokratike në pushtet do t’i realizojë angazhimet, por edhe ju të kërkoni për gjithë ekipin e PD nesër në pushtet të bëjë realitet Ndryshimin!

Arma jonë në përballjen me të Keqen sot është Vota! Me Votë ndëshkoni të gjithë ata që në këto 8 vite ju kanë tallur e nëpërkëmbur, që ju kanë larguar, ju kanë vrarë shpresën!

Ndëshkoni me votë të gjithë ata që kërcënojnë prindërit e të afërmit tuaj me bukën e gojës! Ndëshkoni me votë ata që në këto tetë vite nuk bënë asgjë për ju e familjet tuaja, përveçse t’i varfëronin për t’u nëpërkëmbur dinjitetin, për t’u blerë votën e për t’i poshtëruar!

Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Do të fitojë me ju e për ju!”

#VloraFit❤n✌✌✌✌✌
#ShqipëriaFit❤n🇪🇺🇺🇸🇦🇱🇦🇱🇦🇱
#RiniaFi❤n💪💪💪💪💪

55

f94a24fc 041d 46f6 b946 04f72837bdd2

33