Basha: Qytetarët janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin, do jem Kryeministri i të gjithëve

Kryetari i PD Basha deklaron përmes një mesazhi se ka konstatuar se qytetarët janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin dhe se ai do të jetë Kryeministri i të gjithë shqiptarëve.

Mirëmbrëma miq. Kam qenë në çdo qytet të Shqipërisë. Qytetarët janë ngritur në këmbë për të ndryshuar vendin. Ata kanë besim se ndryshimi është tërësisht i mundshëm, kur jemi bashkë, Shqipëria është vendi ynë. Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, që të përmirësoj jetën e shqiptarëve.

Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha.