Ballina Aktualitet Banorët e “Njësisë 7” refuzojnë politikën e asfaltit elektoral. Strazimiri: Veliaj dhe...

Banorët e “Njësisë 7” refuzojnë politikën e asfaltit elektoral. Strazimiri: Veliaj dhe Etilda Gjoni në SPAK për krim elektoral

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën Gent Strazimiri bashkë me banorët e “Njësisë 7” denoncojnë në SPAK Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për hedhjen e asfaltit elektoral në këtë zonë të kryeqytetit.

“Kanë hedhur 50 cm asfalt natën, kanë mbyllur kanalizimet dhe punët i drejtonin drejtuesit e PS në zonë. Këto akte bëhen pak ditë para zgjedhjeve, si përpjekje për të blerë votën”, tha një prej banorëve.

Veprimet kriminale të Veliajt dhe Gjonajt duke çuar dëm paratë e taksapaguesve, në përpjekje për të gënjyer banorët në ditët e fundit të qeverisjes së PS, do të kallzohen penalisht në SPAK”, tha Gent Strazimiri.

“Gjëja e vetme e mirë është se si socialistët, si demokratët po e përbuzin një shembull të tillë ndarje. Socialistë dhe demokratë duhet të marrin njësoj shërbime nga qeveria. Ne do të bëjmë kallëzimin penal për autorët e kësaj maskarade, drejtuesit e PS, kandidatët e PS, Erion Veliaj dhe Etilda Gjonaj në bashkëpunim. Me votën tonë të përbashkët në 25 prill do të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, do të fshijmë çdo ndarje që kjo bandë në pushtet u ka berë socialistëve dhe demokratëve që jetojnë në të njëjtin hall”, tha kandidati i PD, Gent Strazimiri.

Exit mobile version