Shqipëria mes votave të lira dhe atyre të blra nga kriminelët

Nga Hyqmet ZANE

GEORGE ORWELL KUR KA SHKRUAR SE “NJË POPULL QË ZGJEDH NË KRYE TË VENDIT NJERËZ TË KORRUPTUAR, HAJDUTË, MASKARENJ DHE TRADHËTARË…, NUK ËSHTË “VIKTIMË”, POR … ËSHTË “BASHKËPUNËTOR” I TYRE!”.

 Dëgjova me respektin e përhershëm ambasadoren amerikanë në një intervistë në RTVSH me gazetarin e mirënjohur Lutfi Dervishi dhe u vura në mendime, si për t’i bërë një pyetje retorike “A i dëgjojnë prononcimet e ambasadores amerikane politikanët e së majtës dhe veçanërisht populli shqitpar “? Se që të themi të vërtetën, e tha amsadorja Kim se ndryshimi është më i mirë, sesa të votohen kriminelët për në parlament, pikërisht atë që po kërkohet dhe që po e synon ta bëjë Partia Demokratike me Lulzim Bashën. Po si po ndodh në këtë fushatë dhe si do ta bëjmë drejtësinë ndaj atyre që po vjedhin vota duke blerë votën.

Jam bërë dëshmitar dhe ma kanë thënë edhe shumë e shumë të tjerë, që e kanë provuar se si po veprohet që të blihet vota. Me siguri që këtë fakt duhet t’ia kenë vënë në vesh edhe zonjës ambasadore Yri Kim se është amerikane ajo dhe jo si Vlahutin që u diskreditua publikisht me ndjelljen e saj pro pushtetit të korruptuar kriminalisht të rilindjes Rama.

Të gjitha bëhen natën. Se nata si nata, të zezë e ka ngjyrën, por edhe punët nata të zeza i ka, siç ka dhe ligësitë dhe pabesitë. Pikërisht natën bëheshin arrestime në kohën e diktaturës, natën bëheshin pushkatimet, natën dilnin sigurimsat për të përgjuar dhe spiunuar. Këta ishin baballarët e diktaturës nën udhëheqjen e stalinistit Enver Hoxha.

Pikërisht ky model i punëve natën po bëjnë edhe zi-mbjellësit e sotëm të rilindjes së turpshme me ngjyrë të zezë si nata. Ata dalin natën, duke thyer fashën e orarit të vendosur dhe thërrasin shokët dhe miqtë sipas listave të vjedhura dhe u kërkojnë votën në këmbim të parave jo të vogla. Me insistim dhe këmbëngulje kërkohet blerja e votës. Kjo po ndodh në Elbasan në veçanti në lagjet periferike. Por ky model po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk e di se sa ka dijeni zonja ambasadore e Amerikës, se janë fakte dhe ato janë kokëforte, por kam bindjen se pohimi i Yuri Kim për ndryshimin, ka në brendësi të tij dënimin me votë të hajdutëve dhe kriminelëve të votave.

Edhe pse e ka për detyrë policia e shtetit që të ndalojë këtë proces hajdutërie të votës me para në dorë, ajo nuk e gjen as kohën dhe as krimin? Dhe ka të drejtë, se sheshit po duket se natën policia është në ndihmë të grupeve paramilitare të militantëve rilindas për të kryer një shkelje kushtetuese . Ku është kryetari i KQZ, po SHISH dhe organet e shtetit të prokurorisë ? Kam bindjen që drejtësia e vetingut duhet të jetë në veprim, nëse vërtet flasim për drejtësi se po na rikthehet kjo drejtësia e sotme si “drejtësia popullore” e diktaturës që bënte drejtësi sipas parimeve të luftës së klasave.

Kam të drejtën të risjell në kujtesë një thënie të një personaliteti anglez si George Orwell kur ka shkruar se “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhëtarë…, nuk është “viktimë”, por … është “bashkëpunëtor” i tyre!”.

I kemi të gjalla refleksionet e një kohe që na sundoi fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Ka ardhur një kohë që njeriu duhet ta kthejë ndonjëherë kokën pas dhe të kujtojë se si erdhëm deri më 1991, domethënë 30 vjet më parë se si diktatura u bë sebep të shpërbëhej gjithçka, të ikte kush mund  të ikte, veç të shpëtonte nga soji i atyre që gjak shqiptari nuk kishin, që udhëhiqeshin nga parimet staliniste të diktaturës së proletariatit.

NATËN DILNIN SIGURIMSAT PËR TË PËRGJUAR DHE SPIUNUAR. KËTA ISHIN BABALLARËT E DIKTATURËS NËN UDHËHEQJEN E STALINISTIT ENVER HOXHA.PIKËRISHT KY MODEL I PUNËVE NATËN PO BËJNË EDHE ZI-MBJELLËSIT E SOTËM TË RILINDJES SË TURPSHME ME NGJYRË TË ZEZË SI NATA.

Pas 30 vjetësh kemi në krye një bir bastard të etërve dinak që të vetmen gjë që di të bëjë është të imitojë diktatorët dhe të krijojë një qeverisje,  që i ngjan asaj të diktaturës.

Ndaj ajo ditë e bardhë e ikjes së një diktatori stalinist më 11 prill 1985, duhet të shërbejë si motiv dhe frymë pozitive për të bërë ndryshimin e madh më 25 prill edhe pse diktatori i ri është gjallë, por që ai ka vdekur së ekzistuari në qeverisjen e tij më të keqen të mundshme ndaj shqiptarëve. Pikërisht këtu qëndron bukuria e demokracisë që populli me votën e tij duhet t’i rrëzojë diktaturat, se kjo e sotmja është e një modeli mafioz dhe kriminal.

Nuk e di se sa jeni dakord me mendimin tim, por si intelektual dhe pa lejuar të më fyhet inteligjenca ime, po as  edhe e zonjës ambasadore, që investon mirësi dhe demokraci në vendin tonë, zë kokën me duar kur dëgjoj në fushatë kryeministrin tonë që si Nastradin bën oratori. Nëse Nastradini kishte ironi, ky ka donkishotizëm.

Të dëgjosh gënjështrat e Edi Ramës që flet e flet pa u lodhur është njëlloj si të dëgjosh dreqin vetë që të gënjen më fjalë e premtime, sepse dreqi e di që kush gënjen bukur e me fjalë të thurura, ai besohet. Po është e thënë dhe e stërthënë kjo gjë.

Të gënjesh si Edi Rama në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit kur ai flet me Kuran e Bibël si profet i gënjeshtrës, është si të të fryjë dreqi në vesh dhe të të marrë mendjen për të besuar gënjeshtrën  si të vërtetë. Unë nuk i dëgjoj se kam dëshirë të gënjehem, si shumë e shumë të tjerë, por dua të mësoj se deri ku shkon marria e një njeriu që kërkon të na shesë mendje perverse.

Të dëgjosh Edi Ramën se si gënjen pa pikën e turpit duke thurur vargje satanike, do të thotë që të qëllosh me gurë profetët që kurrë nuk gënjyen, por veçse kanë orientuar me drejtësi njerëzimin ndaj ata mbetën të shenjtë dhe dreqi e shejtani u bënë me flatra për t’i marrë mendjen popullit të vet që të besojnë genjështrat dhe të mbyllin veshët kur u thuhet e vërteta.

Nuk besoj se jemi kaq shumë të mallkuar si popull sa të na quajnë zullumqarë nëse dëgjojmë një mashtrues dhe të degjeneruar që gënjen e gënjen, që mashtron e mashtron, që flet e flet duke sajuar paturpësisht të gënjetrat e thëna 8 vjet me rradhë dhe na i kthen si dikur 8 vjet të shkuara. Mos e thëntë Zoti të votosh gënjeshtarin, se, nëse ndodh, do të thotë se ke votuar zullumqarin dhe je bërë palë me atë dhe je bërë i pabesë, do të thotë je i mallkuar të vuash nga bukuria e gënjeshtrës së një njeriu që nuk ka as din, as fe e as iman.

Djalli e di se si duhet mashtruar një popull duke ia futur në gojë këtij njeriu mashtrues fjalët e thëna si engjëlli: se djalli si engjëll paraqitet për të mashtruar. Të gënjesh popullin tënd në këtë farë feje siç gënjen Edi Rama dhe ta besosh atë, do të thotë se dreqi e djalli të kanë hedhur trutë e gomarit si djalli vetë Enver Hoxha që ia hoqi trurin këtij populli dhe iu injektua ligësia dhe e keqja në çdo gjë.

Nëse vërtet Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik për të ndërtuar të ardhmen, duhen dëgjuar njerëzit e vërtetë, që dinë të bëjnë ndryshimin dhe jo gënjështarët, se ndryshimi i një vendi do të vijë nëse një popull ndryshon vetveten  dhe duke denoncuar vjedhjen e votës. Me  siguri, e tha edhe ambasadorja amerikane se populli shqiptar kërkon votime të lira e të drejta për të shkallmuar gënjeshtrat e një njeriu, që nuk lodhet së gënjyeri dita ditës se ai është misioni i tij përmes skandaleve dhe gënjeshtrave. Pikërisht për këtë fakt  Ëinston Churchill ka thënë  shprehjen  se “Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur”. Për ta kuptuar këtë duhet të besosh të vërtetën.